Këshilli i BE: Me Maqedoninë e Veriut nisin negociatat në dhjetor, Shqipëria duhet të plotësojë dy kushtet

“Këshilli pret mbajtjen e konferencës së parë ndêrqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe – nëse përmbushen kushtet e vëna në përfundimet e Këshillit të marsit 2020 – me Shqipërinë, në dhjetor të vitit 2020.”

Në lidhje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ky dokument zbulon se konferenca e parë ndërqeveritare, e cila shënon çeljen zyrtare të negociatave, pritet të mbahet në dhjetor, për Shqipërinë, me kusht që të plotësojë dy kushtet e mbetura nga përfundimet e Këshillit të marsit për këtë hap, që janë plotësimi i Gjykatës Kushtetuese me të paktën 6 anëtarë, dhe votimi i ligjit për median sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Në paragrafin e tretë të këtij dokumenti, i cili nuk është miratuar ende dhe mund të pësojë ndryshime, shkruhet:

“Këshilli pret mbajtjen e konferencës së parë ndêrqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe – nëse përmbushen kushtet e vëna në përfundimet e Këshillit të marsit 2020 – me Shqipërinë, në dhjetor të vitit 2020.”

Ndêrkohë, vlen të theksohet se sipas procedurave të BE-së, pas mbajtjes së Konferencës së parë të anëtarêsimit, për çeljen e vërtetë dhe konkrete të grup-kapitujve të parë të negociatave, Shqipëria duhet të përmbushë edhe pjesën tjetër të 15 kushteve të Këshillit të Marsit, si dhe kushte të tjera në lidhje me planet e veprimit në fushën e rendit ligjor, të administratës publike, dhe në varësi të vendimit nga vendet anëtare, edhe të ndonjë plani veprimi në fushën e prokurimeve publike dhe në atë fiskale.

Nëse Këshilli i çështjeve të përgjithshme i datës 17 nëntor arrin të marrë një vendim për kuadrin negociues, atëherë dhe këto përfundime priten të miratohen në të njëjtin takim, e të fimosen disa ditë më vonë nëpërmjet procedurës me shkrim, meqë takimi do të jetë virtual. Përdryshe kêto vendime dhe përfundime do të shtyhen për Këshillin dhe Samitin e muajit dhjetor./ Euronews albania

Leave a Comment

Your email address will not be published.