Kjo është nëna e cila u vra nga djali i saj në Pejë

U raportua pak më parë për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në lagjen Kapeshnicë në Pejë ku dyshohet se djali privoi nga jeta nënën e tij, duke i këputur kokën me thikë e pastaj edhe duke ia pirë gjakun e saj.

Sipas burimeve të Sinjalit, mësohet se viktima është Hyrije Broqi-Hyseni.

Burime e afërta me familjen Hyseni, në kushte anonimiteti kanë bërë me dije se konflikti mes të dyshuarit Urim Hyseni dhe nënës së tij ka filluar për shkak të akuzave të Urimit se nëna është fajtore për ndarjen nga bashkëshortja e tij.

Këto burime, konnfirmuan se i dyshuari ishte i martuar me një grua nga komuna e Gjakovës, mirëpo për shkak të përkeqësimit të raporteve ai ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, ku për këtë e fajësonte edhe nënën e tij.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i dyshuari në fjalë është Urim Hyseni.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, ku ka ndodhur vrasja e një gruaje.

Krimi makabër në Pejë dyshohet se u krye me gjakftohtësi, ku nga kqyrja e vendit të ngjarjes është provuar se viktimës I ishte këputur me thikë koka nga trupi, ku koka ishte vendosur në tavanin e shtëpisë, ndërkaq trupi në katin tjetër.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se skena ishte rrëqethëse, familjarët e trishtuar nga ajo çfarë kishin parë me sy.

Tmerri i kësaj ngjarje bëhet akoma më i rëndë për shkak të dyshimit se pas kryerjes së krimit, gjaku i viktimës u pi nga djali i saj, i dyshuari për vrasjen e nënës së tij.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.

Rugova, mes tjerash bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga policia.

Leave a Comment

Your email address will not be published.