Kjo është shqiptarja e parë që votoi sot pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Në Parlamentin Evropian sot është miratuar vendimi final mbi liberalizimin e vizave për Kosovën. Në mesin e qindra deputetëve evropian, të drejt vote kishte edhe një shqiptare, Arba Kokalari.

Arba Kokalari jeton në Stokholm të Suedisë është eurodeputetja e parë shqiptare. 36-vjeçarja u zgjodh si deputete e PE-së si pjesë e Demokristianëve nga Suedia.

Lindi më 27 nëntor 1986 dhe është politikane suedeze në Partinë Moderate.

Arba Kokalari është deputete në kryesine federative për Partinë Moderate në qytetin e Stokholmit dhe u zgjodh zëvendëse e kryetarit të shoqatës së EPP-së YEPP në maj 2015. Ajo më parë ishte sekretare ndërkombëtare e Shoqatës Rinore Moderate.

Arba Kokalari është njëherësh mbesa e intelektuales dhe atdhetares se njohur Musine Kokalari, ishte në listë nga partia Partia Moderate që qeveris Suedinë, si një kandidaturë shumë serioze për deputete në Parlamentin Europian.

Ishte vetëm 16 vjeç kur nisi të merrej për herë të parë me politikë, ndryshe nga shumë bashkëmoshtarë të saj.

Kokalari ka premtuar se do të jetë një zë i fortë edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Prandaj shqiptarët që jetojnë në Suedi kishin një arsye më shumë për ta votuar atë të jetë një deputete në PE.

Leave a Comment

Your email address will not be published.