Koloneli amerikan në pension, Jeffrey H. Fischer: Serbia e Vuçiçi e njohin vetëm gjuhën e forcës

Koloneli amerikan në pension, Jeffrey H. Fischer, në një shkrim autorial, i ka prezantuar NATO’s  katër propozime që duhet t’i ndërmarrë në raport me Serbinë, pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës Sipas tij, Serbia e Vuçiçi e njohin vetëm gjuhën e forcës.

“Gjëja e parë që të gjithë mësojnë për Vuçiçin është se ai pothuajse gjithmonë kënaqet kur sheh pavendosmëri.

1.  Jo më ABL (Administratoive Boundary Line)

Vendet e NATO-s nuk do të përdorin më termin “ABL” (Vija Kufitare Administrative). ABL do t’i referohen si “kufi”.

Që nga Rezoluta e OKB-së e vitit 1999, vija ndarëse ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është quajtur si ABL, pjesërisht për të siguruar marrëveshjen e Beogradit në lidhje me përfundimin e luftës. Në krejt komunikimin e NATO-s, si dhe në çdo angazhim me Serbinë, termi është gjuhë e detyrueshme.

ABL u krijua mbi dy dekada më parë si një mjet pazaresh për të siguruar paqen. Termi i shërbeu qëllimit të tij, por nuk është më i rëndësishëm.

2. Jo më e “ashtuquajtur”

Vendet e NATO-s nuk do t’u përgjigjen më ose nuk do t’u drejtohen gazetarëve, qeverive ose subjekteve që i referohen Kosovës si një “i ashtuquajtur rajon”.

Ashtu si ABL, kjo është mënyra se si Serbia, Rusia dhe të tjerët e kanë cilësuar Kosovën jo vetëm në angazhimin diplomatik, por  edhe në deklaratat për media apo publik.

Ajo ka zgjatur për dy dekada që nga Lufta e Kosovës e vitit 1999. Fraza është një tjetër marifet diplomatik që e ka konsumuar prej kohësh mirëpritjen e saj.

3. Jo më institucionet në Kosovë

Vendet e NATO-s nuk do të përdorin më termin “Institucionet në Kosovë” (IiK) kur iu referohen strukturave qeveritare të Kosovës.

(IiK) ka qenë një term i vetë-imponuar prej kohësh i përdorur brenda NATO-s për të qetësuar Serbinë. Ajo është konsumuar natyrshëm.

4. Kundër-kërcënimi

Së fundi, NATO-ja të përcjell qartë se nëse Serbia dëshiron të vringëllojë me armë si një ishull në detin e NATO-s, atëherë le të jetë ashtu.

Megjithatë, Perëndimi nuk do ta lëmojë më sjelljen e saj fëminore. Për më tepër përshkallëzimi i mëtejshëm i Serbisë do të çojë në përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO së bashku me Finlandën dhe Suedinë.

Arritja e konsensusit

Kuptohet se për diplomatët profesionistë që njohin tensionet Serbi-Kosovë, arritja e konsensusit për këto katër deklarata është “e pamundur”.

Brenda NATO-s, katër vende – Greqia, Sllovakia, Spanja dhe Rumania – ende nuk e kanë njohur Kosovën. Arsye janë çështjet e brendshme dhe në asnjë mënyrë nuk bazohen në ndonjë frikë apo afinitet ndaj Serbisë dhe aleatëve të saj.

Do të kërkohet një dozë e konsiderueshme bindëse diplomatike për të fituar mbështetjen e shteteve jonjohëse dhe një gatishmëri për të shpenzuar një pjesë të kapitalit politik të zyrtarëve të zgjedhur të këtyre vendeve.

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.