Kosnett tregon qëndrimin e SHBA’së për ndryshim të kufijve apo ndarjen e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar Amerika nuk ka qenë kurrë inkurajues në mënyrë aktive ndryshimin e kufijve apo ndarjen e Kosovës.

Kosnett ka deklaruar se SHBA’të nuk kanë inkurajuar asnjëherë Kosovën dhe Serbinë drejt një ndryshimi të kufijve apo ndarje e Kosovës.

Ai po thotë se SHBA’të kanë thënë se nëse Kosova dhe Serbia bien dakord për një zgjidhje gjithëpërfshirëse që përfshin rregullimin e kufijve, atëherë ata nuk mund ta refuzojnë. 

“Ne kemi thënë se nëse Kosova dhe Serbia bien dakord për një zgjidhje gjithëpërfshirëse që përfshin rregullimin e kufijve, ne nuk do ta refuzojmë atë, por është e rëndësishme që shikuesit tuaj ta dinë që SHBA’të asnjëherë nuk ka inkurajuar në mënyrë aktive ndryshimin e kufijve, ndarjen, siç e kanë quajtur disa”, tha Kosnett.

Kosnett shtoi gjithashtu se qëndrimi i administratës amerikane është se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të jetë i pranueshëm vetëm për disa politikanë, por për të dy popujt e dy vendeve.

“Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të jetë e pranueshme për disa politikanë por për popujt e të dyja vendeve”, tha Kosnett për Kossev, transmeton Gazeta Metro.

Sidoqoftë, kur erdhi tek ideja e ndarjes, Kosnett deklaroi se mbështetja midis komuniteteve serbe dhe shqiptare në Kosovë është jashtëzakonisht e vogël.

Kosnett po ashtu tha se qeveria e ardhshme e Kosovës nuk do t’i lë anash komunitetet pakicë dhe do t’i respekton njëjtë sikurse qeveritë e kaluara.

Leave a Comment

Your email address will not be published.