Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka kritikuar partitë politike që kanë vendosur në listat për deputetë, persona me të kaluar kriminale, derisa ata premtojnë se do ta luftojnë korrupsionin.
Ai përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se qytetarët nuk mund t’i marrin seriozisht këto parti.
“Si mund ta marrin seriozisht qytetarët përkushtimin e shprehur të partive politike për sundim të ligjit në Kosovë, kur në listat e shumë partive ka individë me aktakuza në fuqi, me dënime për shkelje, si: krimet e luftës dhe sulme, si dhe me sanksione ndërkombëtare për krime të luftës dhe korrupsion”, ka shkruar Kosnett në Twitter.