Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastete para me COVID-19, në Kosovë janë konfirmuar 18.910 raste pozitive me këtë virus. Prej tyre, 674 persona kanë vdekur, ndërsa 15. 367 janë shëruar
Prishtinë, 30 tetor – Ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se Kosova do ta sigurojë vaksinën kundër koronavirusit, kurdo që ajo të jetë e gatshme, përmes Bankës Botërore.
Të premten, në një konferencë për media, Bajrami tha se vaksina do të sigurohet përmes kredive nga Banka Botërore.
“Ne jemi në negociata me Bankën Botërore që të hyjmë në një projekt të sigurimit të vaksinës anti-COVID, dhe me këtë do të jemi ndër vendet e para që do ta marrim sapo të dalë kjo vaksinë”, tha Bajrami.
Ajo tregoi se në takimin e fundit me Bankën Botërore, është bërë një prezantim i nevojave të 50 shteteve për vaksina kundër COVID-19.
“Kjo është një pako e vaksinave që Banka Botërore do ta blejë për një numër të madh të shteteve. Nuk do të ketë prokurim specifik për Kosovën, por do të jetë për një numër të madh të shteteve. Banka Botore është bankë dhe kjo do të bëhet përmes kredive dhe jo përmes donacioneve, mirëpo kushtet janë të favorshme”, tha ministrja Bajrami.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastete para me COVID-19, në Kosovë janë konfirmuar 18.910 raste pozitive me këtë virus. Prej tyre, 674 persona kanë vdekur, ndërsa 15. 367 janë shëruar.