Gazeta shqipe «Shkupi», që doli në qarkullim në vitet 1911-12, në numrat e saj bënte çmos për të vetëdijësuar shqiptarët për të mos u identifikuar me përkatësitë fetare apo krahinore.
Kjo fletore e përjavshme i kishte vënë vetës detyrë që të mbronte interesat e Shqipërisë, çka shpjegon faktin se redaksia botonte shpesh artikuj polemizues ndaj gazetarëve serbë, turq e bullgarë, shkruan Konica.al. Në numrin 7 të datës 15 tetor 1911, gazeta «Shkupi» bën një përshkrim interesant të Kosovës:
«Kur themi Kosova, marrim vesh jo vetëm atë çka përfshin fushën e Kosovës, por krejt vilajetin e Shkupit, qi asht pjesa e Shqypenisë ma e bukura, por edhe ma e vlefshmja krahinë e Turkies n’Europë, si për tregi, ashtu edhe për kah politika». Duke shleftuar numrat e kësaj gazete ndeshim edhe në shkrime që kundërshtonin fuqishëm identifikimin e shqiptarëve sipas feve.
«Tuj folë për Shqypninë tonë, muhamedanë janë një miliun, e turq janë aq pak sa mundena me thanë që s’ka hiç…».