Kroacia ndërton kamp ushtarak në Kosovë, Serbia e quan provokim!

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologen kosovare Donika Gërvalla, ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman njoftoi se vendi i tij po krijon në Kosovë një kamp ushtarak. 

 

Ai theksoi se ky kamp, po krijohet për të rritur stabilitetin, për të krijuar siguri edhe më të madhe në rajon. “Kroacia së fundmi ka vendosur të rrisë kontigjentin e vet brenda NATO-s në misionin e saj paqeruajtës në Kosovë – KFOR. Ky i fundit ka rëndësi të posaçme për Kroacinë, sepse është stacionuar në fqinjin më të afërt e mund të ketë pasoja të vecantë për qëndrueshmërinë e mbarë rajonit”, u shpreh ai, teksa vlerësoi marrëdhëniet me Kosovën, të cilën e quajti një vend mik.

E gjithë kjo nuk është pritur mirë nga mediat në Serbi. Ndërtimin e kampit kroat ato e përshkruan si një “ngacmim “ nga ana e Kroacisë. “Provokim i ashpër nga Zagrebi: Kroacia po ndërton një bazë ushtarake në Kosovë dhe Metohi”, ishte titulli i madh i gazetës serbe Kurir. Kurir u fokusua tek kampi ushtarak, të cilin duket e sheh si kërcënim, e nuk përmendi komentet  e ministrit kroat që tha se shpreson që dialogu Prishtinë- Beograd të vazhdojë në qershor.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka thënë se Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira dhe korrekte me të gjithë në rajon dhe veprimet nga Kroacia, sipas tij “nuk janë shprehje e respektit për Republikën e Serbisë”.

“Pse dikush ka nevojë të mburret dhe të marrë pjesë në një mënyrë të tillë. Ata mund të kishin refuzuar KFOR-in, por ata qëllimisht morën një vendim të tillë në mënyrë që të poshtëronin më tej Serbinë. Ne e morëm mesazhin dhe e kuptuam”, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, kur u pyet për deklaratën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, se vendi i tij do të formojë një kamp ushtarak në Kosovë.

Vucic ka thënë se Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira dhe korrekte me të gjithë në rajon dhe veprimet nga Kroacia, sipas tij “nuk janë shprehje e respektit për Republikën e Serbisë”.

Ai pyeti pse dikush kishte nevojë të merrte pjesë në atë, në vend që të refuzonte ofertën e KFOR-it.

“Të gjithë ata që mendojnë se do të ketë ”stuhi” të reja, masakra, dëbime të popullsisë serbe – mesazhi im është se nuk do të ndodhë. Dhe kur e them këtë, do të thotë se e garantoj atë,” tha ai.

Siguria në rajon sigurisht do të rritet nëse Rusia krijon një kamp ushtarak në Kosovë ose nëse Serbia hap një kamp të tillë në Republika Sërpska.

Kështu ka deklaruar kryekuvendari serb Ivica Daçiq, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Ai komentoi raportimet se “Kroacia pretendon të hap një kamp ushtarak në Kosovë për shkak të sigurisë më të madhe” dhe shtoi se kjo nuk e rrit sigurinë, por cenon stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Leave a Comment

Your email address will not be published.