Kryedipomatja e Kosovës: Çështja e Ambasadës në Jerusalem është çështje e kryer, nuk futemi në aventura

“Kam përshëndetur njohjen diplomatike nga Izraeli dhe mendoj që çështja e ambasadës tonë në Izrael është çështje e kryer. Nuk do t’i hymë aventurave diplomatike për të rikthyer në shqyrtim një çështje që ka përfunduar”, tha Donika Gërvalla

 

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur për çështjen e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e Izraelit, duke thënë se kjo është çështje e kryer.

Gërvalla gjithashtu tha se nuk do të futemi në aventura diplomatike për të rishqyrtuar këtë gjë.

“Kam përshëndetur njohjen diplomatike nga Izraeli dhe mendoj që çështja e ambasadës tonë në Izrael është çështje e kryer. Nuk do t’i hymë aventurave diplomatike për të rikthyer në shqyrtim një çështje që ka përfunduar”, tha Gërvalla në Kallxo.com

Kujtojmë se Kosova ka hapur ambasadën e vet në Jerusalem më 15 mars, veprim ky që nxiti reagime nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyp Erdogan.

 Vendosja e Ambasadës së Kosovës në Izrael ishte pjesë e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Nga tabori i VV-së, Glauk Konjufca gjatë zgjedhjeve pati thënë se “Nëse na kushtëzon BE, e largojmë ambasadën nga Jerusalemi”.

Leave a Comment

Your email address will not be published.