Kryeministri Kurti arrin në Samitin e Berlinit, pritet nga kancelari Scholz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tashmë ka arritur në Berlin ku është pritur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz

Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të enjten e tre nëntorit janë mysafirë te kancelari gjerman Olaf Scholz për t’i dhënë një shtysë përpara Procesit të Berlinit.

Në Berlin, ka arritur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai do të takohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz, si dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, liderë të dy shteteve, prej nga ka ardhur propozimi shumë i diskutuar në publik për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
Për këtë çështje, Kurti, pritet të ketë një takim të ndarë me Scholz e Macron.

Në Berlin, ka arritur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz

Në Berlin pritet të konkretizohen me nënshkrime tri marrëveshje.

Njëra nga tri marrëveshjet që pritet të arrihet në këtë samit ka të bëjë me njohjen reciproke të kartave të identitetit.

Leave a Comment

Your email address will not be published.