Në ditët e para të prillit fshatarët e rretheve të Mitrovicës, të Vuçuternës e të Llapit, sulmuan garnizonin osman të Prishtinës…
Masat e ashpra xhonturke dhe ekspeditat ushtarake të Xhavit Pashës, që shtypën me egërsi lëvizjen e fshatarëve kundër taksave dhe kundër shërbimit ushtarak gjatë vitit 1909, i acaruan mjaft marrëdhëniet e shqiptarëve me xhonturqit.
Rrethet patriotike dhe komitetet e fshehta i shtuan përpjekjet për organizimin e kryengritjes së armatosur kundër regjimit xhonturk. Një gjendje e padurueshme u krijua sidomos në Kosovë, ku në pranverë të vitit 1910 filloi të lidhej besa për të kundërshtuar me armë veprimet arbitrare të reaksionit xhon- turk. Në ditët e para të prillit fshatarët e rretheve të Mitrovicës, të Vuçuternës e të Llapit, sulmuan garnizonin osman të Prishtinës.
Kryengritja u përhap menjëherë në krahinat e tjera të Vilajetit të Kosovës dhe në krahinat tjera shqiptare sidmos në ato të pollogut në Dibër, në Tetovë, dhe në Gostivar. Gjatë asaj periudhe Porta e Lartë shpalli shtetrrethimin dhe vendosi të organizonte një operacion të ri ushtarak në Kosovë, nën komandën e Shefqet Turgut Pashës, njërit prej gjen- eralëve më të shquar të saj. Nga mesi i prillit ai arriti në kryeqendrën e vilajetit të Kosovës në Shkup, me një ushtri prej 16 mijë forcash turke.
Ndërkohë kryengritësit morën masa për tu bërë ballë forcave të mëdha armike. Në kuvende të ndryshme u bë pajtimi i gjaqeve, u shpall mobilizimi i burrave të aftë për luftë dhe u përpunua plani i veprimeve të armatosura.
Një pjesë e kryengritësve, të udhëhequr nga Idriz Seferi, zunë Grykën e Kaçanikut nga do të sulmonin ushtrinë osmane, kurse pjesa tjetër e udhëhequr nga Isa Boletini u vendosën në Grykën e Carralevës. Sulmi i parë i ushtrisë osmane filloi më 30 prill të vitit 1910 kundër Grykës së Kaçanikut, ku u zhvillua për dy ditë rresht një betejë e përgjakshme.
Forcat kryeng- ritëse të ndodhura përballë ushtrive superiore në numër dhe në armatime u detyruan të tërhiqeshin. Ndërsa beteja e dytë e madhe u zhvillua në Grykën e Carralevës në fillim të majit dhe vazhdoi tri ditë. Porta e Lartë dërgoi në Kosovë forca të reja ushtarake, duke e ngritur numrin e përgjithshëm në rreth 40 mijë veta, të cilat u vunë nën komandën e vetë ministrit të Luftës, Mahmut Shefqet Pashës.
Pas një qëndrese heroike edhe mbrojtësit e Carralevës u tërhoqën. Gjatë muajve maj-qershor, pas luftimeve të tjera të ashpra me kryen- gritësit, forcat osmane hynë në Prizren, në Gjakovë, dhe në Pejë. Pas rënies së kryengritjes në Kosovë, qeveria xhonturke, që synonte të godiste gjithë Lëvizjen Kombëtare, udhëroi trupat e veta që ta vazhdonin operacionin edhe në krahinat e tjera.
Gjatë këtij marshimi në Shqipërinë e Veriut dhe në atë të Mesme, kudo u shpall shtetrrethimi, u bënë ndjekje e arre- stime, u ngritën gjyqe ushtarake, u mbyllën klubet, shkollat dhe gazetat shqipe. Kryengritja e Kosovës e vitit 1910, pati jehonë të gjërë në popullin shqiptar dhe jashtë saj.
Kryengritja e Kosovës e vitit 1910, nuk pati përkrahjen e qarqeve politike të shteteve fqinje të cilat kishin pretendimet e tyre aneksioniste ndaj tokave shqiptare, gjithashtu edhe Fuqitë e Mëdha vijuan ti përmbaheshin politikës, tashmë tradicionale të ruajtjes së status quosë.
Fuqitë e Mëdha i trajtuan ngjarjet në Shqipëri si një çështje thjesht e brendshme e Perandorisë Osmane dhe në këtë mënyrë i lanë dorë të lirë Stambollit. Veprimet e qeverisë së Stambollit për të shtypur kryengritjen shqiptare u përkrahën edhe nga Austro-Hungaria e Rusia të cilat ndonëse kryesisht kishin qëllime të kundërta ishin të interesuara të mos kishte lëvizje revolucionare në Ballkan, dhe në këtë mënyrë ato ishin në favor të Perandorisë Osmane. Gjithashtu Fuqitë e Mëdha nën presionin rus ndërhynë pranë qeverisë turke për rivendosjen e qetësisë në vilajetin e Kosovës, pasi me kërkesat e tyre për autonomi kryengritësit shqiptarë prishnin planet e tyre për hegjemonizmin e sllavëve në Ballkan.
Lufta e shqiptarëve në vitin 1910, ndonëse u kufizua pothuajse vetëm në vilajetin e Kosovës ku përfshihej edhe një pjesë e pollogut, kjo kryengritje ishte e para lëvizje e armatosur në fillim të shek.XX, por që mbeti në kufijtë e një vilajeti të vetëm lufta e armatosur e popullit shqiptar kundër sundimit osman, nuk arriti të shtrihej në një hapësirë të gjërë kombëtare as në rrafshin organizativ, as në atë politik e ushtarak, kjo luftë e shqiptarëve shkaktoi një tronditje të thellë në hapsirën e Ballkanit dhe tërhoqi pa dishim vëmendjen e Fuqive të Mëdha për të zgjidhur çështjen shqiptare, megjithëse kryengritja e armatosur e vitit 1910 u shtyp, qeveria turke u detyrua të bëjë ndonjë lëshim ndaj shqiptarëve.