Kryepeshkopi i Greqisë ndez gjakrat me Turqinë

Një tjetër përplasje ka lindur mes Turqisë dhe Greqisë. Kryepeshkopi i Greqisë Ieronimos në një program në OPEN TV lidhur me luftën çlirimtare të Greqisë ka deklaruar se “Islami nuk është një fe” dhe se “muslimanët janë njerëz pro luftës”.

Duke kaluar para kamerave me një armë dhe disa amanete të shenjta në duar të cilat tha se janë që nga lufta çlirimtare, Ieronimos tha se “Islami, njerëzit e tij nuk janë fe, janë një parti politike, një dëshirë politike dhe njerëz të luftës, njerëz të ekspansionizmit. Kjo është cilësia e Islamit. Edhe mësimet e Muhammedit këtë e thonë”.

Këto deklarata kanë nxitur reagimin e ashpër të Turqisë. Ministria e Jashtme e Turqisë dënoi prononcimet e Kryepeshkopit të Greqisë kundër Islamit dhe myslimanëve, raporton Anadolu Agency.

Islami është fe e paqes e bazuar në tolerancë dhe dhembshuri që siguron bashkëjetesën e feve dhe civilizimeve të tjera, tha ministria në një deklaratë.

“Është për të ardhur keq nga diskreditimi i fesë tonë të shenjtë. Të gjithë duhet të përpiqen të zhvillojnë një mjedis të respektit dhe tolerancës reciproke midis pandemisë globale që po kalon e gjithë bota”, theksohet më tej.

Theksohet se deklaratat provokuese të Kryepeshkopit Ieronymos II, të cilat nxisin shoqërinë në armiqësi dhe dhunë kundër Islamit, gjithashtu tregojnë nivelin e frikshëm që ka arritur Islamofobia.

Gjithsesi, pas debatit të krijuar kryepeshkopi grek reagoi sërish përmes një deklaratë, në tentative për të qetësuar gjakrat.

“Kryepeshkopi dhe Kisha jonë respektojnë në praktikë të gjitha fetë e njohura”, tha zyra e shtypit e Kryepiskopatës së Shenjtë të Athinës.

Në sqarim thuhet se kryepeshkopi iu referuar radikalizmit mysliman (ekstremistët të cilët mbjellin terror dhe vdekje kudo) dhe jo fesë.

Leave a Comment

Your email address will not be published.