Kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi po vazhdon t’i kalojë netët në objektin e Komunës

Kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi  për IndeksOnline ka thënë se është nata e dytë e tij, që do ta kalojë në objektin e komunës së Leposaviqit. Ai thotë se netët po i kalon në komunë, me qëllim që mos ta provokojë situatën.

 

” Në Komunë ka me flejt dhe sonte, për të mos e provokuar situatën. Parmbrëmë jam kanë në shtëpi, ndërsa mbrëmë dhe sonte ka me bujt në komunë, kështu që sonte është nata e dytë.  Këtë po e bëjë për shkak të situatës, shkaku i provokimeve s’po mund të dal”, tha ai.

 

Ndërsa thotë se nuk e ka aspak të vështirë, që ta kalojë natën në vendin e  tij të punës, në objektin e Komunës.

“Nuk e kam vështirë të fle këtu, mirë është. Kështu është gjendja s’kemi çfarë të bëjmë”, i tha ai Indeksonline.

Çështjen e ushqimit dhe higjienës nuk e ka problem thotë, ani pse aty brenda ka tre ditë që po qëndron.

“Po hamë bukë si në hotel. Policia na e sjellë, kur ndërrohen na e bjen ushqimin”.

“Edhe me u la mirë, edhe banjo ka, të gjitha janë”, tregoi më tej ai.

Hetemi ka treguar se brenda është i shoqëruar nga policë të Njësisë së Mbrojtjes së Afërt të Policisë së Kosovës.

“Unë jam në vendin tim”, përfundoi Hetemi.

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.