Ku po shkoni?!

Shkruan: Flori Bruqi

Akademik Prof.Jahja Lluka, kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve  ka ngritur zërin për tkurrjen e popullsisë shqiptare.
Ai ka thënë se projektet për pastrimin e shqiptarëve ekzistojnë që nga vitet e 1884.

Nuk jemi të pa zot mirëpo jemi të shkapërderdhur dhe nuk jemi të bashkuar asnjëherë kur duhet të jemi. Kjo ka lindur qysh në vitin 1884, ku është bërë projekti për Serbinë e madhe dhe qëllimi kryesor i kësaj ka qenë pastrimi etnik i shqiptarëve sidomos nga Kosova, për shkak se Serbisë iu ka dashtë të rritet dhe gjithsesi të del në bregdet shqiptar, sepse rruga e vetme për të dal në deti ka qenë përmes Kosovës. Mandej kanë fillu edhe shumë projekte tjera të cilat në vazhdimësi kanë qenë për devijimin, pastrimin etnik”, ka thënë akademik Jahja Lluka.

Ai ka thënë se në 21-vitet e fundit mbi 1.5 milionë shqiptar kanë ikur nga trojet shqiptare.
“Ne kemi një largim masiv të shqiptarëve , në 21 vitet e fundit mbi 1 milionë e gjysmë shqiptar kanë ikur nga trojet shqiptare dhe mandej çuditem pse Evropa nuk na do. Nuk janë shifra të vogla 1 milionë e gjysmë shqiptar dhe nëse hapin kufijtë për Kosovën do të ketë largim edhe më tutje”, ka thënë ai.

Lluka ka përmendur edhe vitet 2015/16 ku mbi 150 mijë shqiptarë janë larguar nga Kosova.
“Mos të harrojmë vitin 2015-2016 ku mbi 150 mijë shqiptarë u larguan nga Kosova, dhe aspak nuk është ndërmarrë për t’i penguar këta njerëz ose për t’iu bërë kushtet që të qëndrojnë në Kosovë. Po na ikin mjekët, po na ik intelegjenca kryesore, e gjithë ajo fuqi punëtore e cila është kriju në Kosovë është financu për tu shkolluar , shkojnë dhe punojnë në Evropë”, ka pohuar Akademiku dhe politikani shqiptar  Jahja Lluka (Floripress)

****

Ku  po shkoni?!
Kalendarët siç duket kot nënvizuan dataKot paskan shënuar fitoret e shekujveQielli po qan për ty RiniSi breshër po bie syve të miShkoni e po lëni Kosovën e shkretë vetMore a ka kund vatër a djepPër kend luftoj ky kombLiria u la me gjak e lotO mallkim heu mallkim i ziNa more vasha e djemë të rinjëNa i dërgoni në gurbetMe mall të babës e nanës vetMe mall të gjyshit që vdes pa t’paSe për herë të fundit ishe i riMendoje veç për pak lekëPër pak pare bre s’jemi koritNa jemi bre jemi ata që kemi qenëMos na dëno O Zot ma shumëSe boll patëm luftëra e duruam shumëTurk e shkja na i dëbuamVeç me qenë toka jonëTë bëhemi tok si të parët tanëTa bëjmë Kosovën pranverë me luleTë jetë ashtu si ëndërronin dëshmorëtAshtu siç duhet të jetëSe këtu kemi lind e këtu duhet me vdek!

Fjala e Akademik Prof.Jahja Llukës
Prishtinë,15 shkurt 2020
Pershendetje zonja dhe zotërinj, koleg, miq, familjarë, mirë se erdhët në 30 vjetorin e “Shoqatës për kthimin e Shqiptarëve të shpërngulur nga Trojet e Veta”. 

Familjarët e juaj kanë dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e shoqatës.

Sonte do t‘i ndajmë edhe disa mirënjohje për Profesor akademik Pajazit Nushin, Muhamet Shukriun, e disa personalitete të tjera. 

Fotografia e Flori Bruqi

Ansambil “Shota”
Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, sonte do të ndajë çmimin “Hasan Prishtina”, çmim ky i cili do t’i jepet qytetit të Kukësit, për strehimin e rreth 500 mijë shqiptarëve të Kosovës ,gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Fotografia e Flori Bruqi

Kjo mbremje do t’i kushtohet edhe shkrimtarit tonë të njohur Akademik Esat Mekuli, meqenëse në vitet 1937 dhe 1938 ,ngase ai ishte kundër marrëvehsjeve jugosllavo-turke, për shpërnguljen e shqiptarëve. Prandaj do ta kemi mysafir special nga ShBA-të, Xhevat Limanit, me një poemë të Esat Mekulit”.

Gjithmonë ideali, vizioni dhe vullneti na ka mbajtur të bashkuar e pranë njëri tjetrit. 

Fotografia e Flori Bruqi

Akad. Prof.Dr.Skender Kodra , Ph.D dhe Akad.Prof.Jahja Lluka

Asgjë nuk ndodh rastësisht e asë ky takim kaq i mirëpritur dhe kaq domëthënës jo vetem për ne si organizatorë por për gjithë ata që në një mënyrë ose tjetër kontribuan në Shoqatë që ajo të rritet dita ditës dhe të arrijë edhe 30 vjetorin e saj më shumë peripeci. 
Vendlindja ime Peja ka qenë çdo here një rreze drite për krijimin e shtigjeve në parandalimin e shumë dukurive negative që dëmtojnë vendin tonë. 

Pa aleat nuk mund të kemi asnjëherë sukses .

Unë e ndjejë si obligim moral t’i falenderojë të gjithë ata që ishim së bashku dhe përjetuam katrahurat dhe sfidat që i ka kaluar “Shoqata për kthimin e Shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta etnike”. 

Sot në 30 vjetorin e kësaj Shoqate jam i shqetësuar i brengosur dhe aspak i kënaqur me ikjen masive të brezave të rinj,dukuri kjo që po lëndon sejcilin qytetar të Kosovës. 

Të gjithë ne , kemi brenga si dhe obligime ndaj vetës familjës dhe shtetit të Kosovës!

Le të provojmë përsëri për të djeshmen krenare,për të sotmen kaluese dhe për të nesërmen plotë sfida dhe suksese me brezat e rinjë! 

Fotografia e Flori Bruqi

Ansamli “Shota “
Optimizmi si dhe sakrifica e jonë na bënë të fortë , të bashkuar për të kaluar si shtet më i ri në botë e që po ballafaqohemi pothuaja çdo ditë.

Dhe kjo mbremje këtu me ju më bënë të ndihemi mirë dhe më përkrahjen e popullit dhe juaj do të jemi shumë më shumë të suksesëshëm në parandalimin e shpërnguljeve tona në vende të treta. 

Faleminderit nga ju !
Mirë u takofshim herave tjera,tha për të pranishmit Akademiku i mirënjohru Pejan zt.Jahja Lluka.

Leave a Comment

Your email address will not be published.