Kur Dardanët “bënin ligjin” në Ballkan

Gjatë sundimit të gjatë 400-vjeçar të Romës, Dardanët mbijetuan për të krijuar në shekullin IV e.s., Provincën e Dardanisë, një njësi administrative e organizuar në kuadrin e Iliricum-it. Mirëpo në tokat e Dardanëve do të kalonin lumë dyndjesh të barbarëve, duke filluar nga shekulli IV e deri në shekullin e IX.

Dardanët arritën që të bëhen një fuqi e madhe ushtarake gjatë sundimit të mbretit Bato dhe Monun. Në të gjitha aleancat, dardanët shfaqen si forcë kryesore në Ballkan. Në të gjithë territorin e Dardanisë kishte filluar që të zhvillohej programi i mbrojtjes së kufijve nëpërmjet ndërtimit të një serie kështjellash, si në luginat e lumenjve ashtu edhe përgjatë rrugëve të kalimit tregtar. Programe të tilla në antikitet organizoheshin vetëm nga mbretëri, të cilat ishin të administruara mirë.

Pothuajse e gjithë historia e lashtë e dardanëve na paraqitet si histori luftërash të pandërprera. Dardania luftoi me disa shtete të asaj kohe, siç ishin Maqedonia, Roma etj. Ushtria dardane ishte nga me të mirorganizuarat e asaj periudhe. Kjo u trashëgua dhe më vonë, kur një sërë perandorësh të Perandorisë Romake dhe më pas, të Bizantit, ishin ushtarakë me origjinë nga Dardania, ku mund te veçohet Justiniani.

Gjatë sundimit të gjatë 400-vjeçar të Romës, Dardanët mbijetuan për të krijuar në shekullin IV e.s., Provincën e Dardanisë, një njësi administrative e organizuar në kuadrin e Iliricum-it. Mirëpo në tokat e Dardanëve do të kalonin lumë dyndjesh të barbarëve, duke filluar nga shekulli IV e deri në shekullin e IX.

Ja se si përshkruhen masakrat e barbarëve në Dardani: …Më rrëqethet shtati, kur mendoj të tregoj për shkatërrimet në kohën tonë. Në vazhdim të njëzet vjetëve…goti, sarmati, kuadi, huni, vandalët dhe markomanët shkretojnë, plaçkisin dhe grabisin… Maqedoninë, Dardaninë, Dakinë… Kudo zi, kudo ofshe dhe hija e madhe e vdekjes.

Ndërkohë, Dardania është e pranishme në të gjithë ngjarjet e rëndësishme të botës Bizantine. Shumë mbretëri të asaj kohe siç janë; Thrakët, Maqedonët, Dakët etj,. u zhdukën. Perandoria Romake, Bizantine dhe më pas, dyndjet sllave, ndryshuan përbërjen etnike të Ballkanit. Studimet kanë treguar se popullata e lashtë dardane mbijetoi për t’u shfaqur në shekujt e mesjetës me emrin shqiptarë.

Po ashtu, analizat gjuhësore kanë përcaktuar se territoret e Dardanisë, pra Kosova e sotme e më gjerë, ka qenë pjesë e trevës gjuhësore të kryehershme të shqipes. Gjurmimet arkeologjike kanë treguar se popullsia dardane e ruajti më fort se gjetiu individualitetin dhe ndërgjegjen e saj etnike.

I shkruar me profesionalizëm nga arkeologu i njohur, Prof. Luan Përzhita, mbështetur në fakte dhe dëshmi të pakundërshtueshme, libri hedh dritë mbi historinë 2400-vjeçare, e cila qëndron në themelet e shtetit të ri të Kosovës. “Mbretëria Dardane” është botuar nga Shtëpia Botuese “BOTART” në Tiranë

Leave a Comment

Your email address will not be published.