Kurti: Dialogu të adresojë çështje të pazgjidhura, jo të krijojë të reja

Kryeministri i Kosovës  Albin Kurti gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar edhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak.

Në një postim në twitter Kurti ka thënë se Lajcakut ia ka rikonfirkumar se dialogu duhet të jetë parimor dhe i pargatitur mirë. “Bisedime konstruktive me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak. E kam ripohuar se dialogu duhet të jetë parimor dhe i përgatitur mirë. Duhet të pranojë realitetin e të vërtetën, të jetë i barabartë dhe t’u adresohet çështjeve të pazgjidhura, e jo të krijojë çështje të reja”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, është pritur sot në takim nga Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli. Siç bëhet e ditur në komunikatën qeveritare, Kurti ka falënderuar presidentin Sassoli dhe institucionin që ai drejton, për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës, me kërkesën që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai është shprehur mirënjohës për rolin proaktiv dhe avokues të Parlamentit Evropian në mbështetje të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e BE-së për përballimin e pandemisë COVID-19.

Leave a Comment

Your email address will not be published.