Kurti nuk tërhiqet: S’do të ketë shtyrje të afatit për targat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat.Këtë Kurti e ka bërë të ditur para mediave, pasi mori pjesë në Samitin rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë. Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shteti serb do të qëndrojë në krah të serbëve në Kosovë, të cilët, sipas tij, kanë treguar se nuk duan të dëgjojnë Albin Kurtin as të tjerët, lidhur me konvertimin e tabelave ilegale të lëshuar në Serbi në ato RKS.

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj, dhe në vend se të jetë data 1 tetor është data 1 nëntor. Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjetet me targa të kohës së Millosheviqit, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale e legjitime RKS”, ka thënë Kurti para gazetarëve, raporton Telegrafi.

Ai tutje u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të përkatësisë serbe që ta shfrytëzojnë kohën e mbetur për t’i konvertuar targat ilegale në RKS.

“Fushata vazhdon, përmes mediave, takimeve me të gjithë akterët që targat RKS të shtohen e ato KM të hiqen. Ne bëjmë më të mirën e mundshme duke mos kursyer energjinë. Këto nuk janë masa kundër serbëve, por për serbët. Jemi të interesuar që të gjithë të jemi të barabartë”.

“Nuk është as hakmarrje, as inat, e as urrejtje. Por, zbatim i ligjit. Kur aleatët e partnerët tanë na japin sugjerime ne i marrim ato shumë seriozisht dhe i analizojmë me kujdes”, ka shtuar kreu i ekzekutivit.

I pyetur nga Telegrafi se si do të ndikojë ky vendim në raportet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, të cilët kanë kërkuar që afati për targat të shtyhet, Kurti është përgjigjur duke thënë se “nuk duam asnjëherë që t’i befasojmë aleatët, por kriminelët”.

“Jam vazhdimisht në kontakt me ministrin tim të brendshëm dhe me drejtorin e policisë. Në anën tjetër jam vazhdimisht në kontakt e bashkëpunim me komandantin e KFOR-it, ambasadorin amerikan dhe Departamentin e Shtetit. Ne nuk duam asnjëherë që t’i befasojmë aleatët, miqtë dhe partnerët tanë. Ne duam t’i befasojmë kriminelët të cilët nuk i ndajmë sipas përkatësisë etnike”, është shprehur ai.

Ndryshe, shtyrjen e afatit për targat për 10 muaj Kosovës ia kanë kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pasi kanë thënë se nuk duan tensionim të situatës në veri.

Zgjatje të afatit për heqjen e targave ilegale kanë kërkuar edhe pjesëtarë të shoqërisë civile në Mitrovicën Veriore.

Vendimi për targat ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht, por u shty për një muaj pas incidenteve që ndodhën në veri të vendit.

Ndryshe, qytetarët serbë kanë kohë deri më 31 tetor t’i konvertojnë targat e tyre të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

Vuçiq: Serbët e Kosovës nuk do t’i binden Kurtit për targat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shteti serb do të qëndrojë në krah të serbëve në Kosovë, të cilët, sipas tij, kanë treguar se nuk duan të dëgjojnë Albin Kurtin as të tjerët, lidhur me konvertimin e tabelave ilegale të lëshuar në Serbi në ato RKS.

Vuçiq, siç transmeton agjencia serbe e lajmeve Tanjug, ka deklaruar kështu, duke iu përgjigjur pyetjes nëse a do të fillojë konfiskimi i veturave të serbëve, që nuk janë riregjistruar pas 31 tetorit.

Ai ka thënë se nuk mund të pritet reagimi i bashkësisë ndërkombëtare, sepse, sipas tij të gjithë nga QUINT-i a do të thonë se janë kundër dhe se ata kërkuan nga Prishtina një shtyrje, por Kurti ishte kundër.

“Kohë të vështira po vijnë për njerëzit tanë dhe do të ishte çmenduri të parashikonim ndonjë gjë tani. Ne do të jemi me serbët në Kosovë, të cilët kanë treguar se nuk duan të dëgjojnë Kurtin apo të tjerët, por veten dhe ndërgjegjen e tyre, duan që të respektohen të drejtat e tyre”, ka thënë ai.

Kur ka mbetur edhe më pak se një javë deri në përfundimin e afatit për riregjistrim të targave, interesimi për të bërë një gjë të tillë në mesin e serbëve në Kosovë, duket se është i ulët.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish u ka bërë thirrje serbëve në veri të Kosovës që t’ konvertojnë targat e lëshuara nga Serbia me targat RKS. Ai këtë e ka bërë të ditur para mediave sot (e martë), pasi mori pjesë në Samitin rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë.

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj, dhe në vend se të jetë data 1 tetor është data 1 nëntor. Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjetet me targa të kohës së Millosheviqit, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale e legjitime RKS”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, ka deklaruar se SHBA e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa duke folur për çështjen e targave ka thënë se shpreson që kjo të zgjidhet në mënyrë paqësore gjatë ditëve në vijim.

Leave a Comment

Your email address will not be published.