Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pasi të kthehet nga Brukseli, që do të shkojë nga mesi i javës së ardhshme, do ta bëjë të ditur planprogramin e Qeverisë për katër vjetët e ardhshme.
“Ne jemi në ditët e fundit për ta finalizuar programin e Qeverisë për katër vjetët e ardhshme, të fokusuar në krijimin e investimeve në vende të punës, në drejtësi dhe në luftimin e korrupsionit”.
“Menjëherë pasi të kthehem nga Brukseli javën tjetër, ne do të paraqesim programin në Kuvend për miratim dhe do të fillojmë agjendën tonë transformuese”, ka shkruar Kurti në Twitter.