KURTI TAKOHET NESËR ME VUÇIQIN, PARAPRINË ATMOSFERA TENSONUESE

Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës duket se janë tensionuar gjatë ditëve të fundit. Teksa na ndajnë dy ditë nga takimi në Bruksel mes liderëve të dy vendeve, Presidenti Aleksandar Vucic i ka dërguar një mesazh kryeministrit Albin Kurti.

Në një deklaratë për mediat serbe, Vucic i kërkon Kurtit që ta paraqesë padinë ndaj Serbisë dhe mos të mbetet vetëm në kuadrin e kërcënimeve.

“Këtu i them që të mos kërcënojë, ai mund të padisë, por kjo tregon se ai është kundër dialogut. Ai mund të sjellë disa njerëz, ne gjithashtu mundemi, por kjo përsëri tregon se ai nuk është i gatshëm për marrëveshje. Vlen të shkohet në Bruksel, sepse nuk keni asnjë alternativë përveç dialogut, sepse çdo bisedë është më e mirë se një e shtënë. Unë dua ta ruaj paqen”, tha Vucic.

Ai shtoi se ditët në vijim nuk janë të lehta dhe se Serbia e ka marrë një vendim që ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit.

“Këto nuk janë ditë të lehta përpara. Nuk është koha për fjalë të mëdha. Ne kemi një qëndrim të vendosur. Ne duam të tregojmë se kujdesemi për dialogun dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por siç mund ta shihni, po bëhet më e vështirë kur ju shikoni se çfarë po bën udhëheqja shqiptare”, u shpreh Vucic.

Më 15 qershor, Albin Kurti dhe Aleksandar Vucic pritet të takohen në Bruksel në kuadër të procesit të njohjes së Kosovës. Edhe gjatë takimit të zhvilluar mes liderëve të Ballkanit Perëndimor disa ditë më parë në Tiranë, Kurti u shpreh se ka pasur polemika me kryeministren serbe Ana Brnabic duke thënë se ajo nuk ka pranuar që Kosova të konsiderohet shtet i pavarur.

Në anën tjetër,  kryeministrja e Kosovës, Ana Brnabic deklaron se nuk do të ketë bisedime dhe marrëveshje me kryeministrin Albin Kurtin për njohjen e Kosovës.

Në një intervistë për mediat serbe, ajo tha se takimi gjatë Samitit të zhvilluar në Tiranë ishte i sikletshëm dhe i vështirë.

Brnabic i vlerësoi kërcënime akuzat e Kurtit se Serbia ka shkaktuar gjenocid duke e cilësuar kreun e qeverisë kosovare si një fanatik ideologjik.

“Albin Kurti tashmë duhet të padisë Serbinë për gjenocid, në vend që të kërcënojë dhe pengojë vazhdimisht përpjekjet e negociatave. Serbia kërcënohet me një proces gjyqësor për gjenocid. Le të jetë, le të kërcënohet, por le të shohim se çfarë ka për të thënë në atë proces gjyqësor dhe ne do të provojmë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë,” tha Brnabic mes të tjerash.

Ajo shtoi se Kurti “bën një cirk” në çdo takim dhe kujtoi se ai tha publikisht se dialogu nuk është përparësia e tij.

Gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor të zhvilluar disa ditë më parë në Tiranë, Kurti deklaroi për mediat se ka pasur polemika mes tij dhe kryeministres Ana Brnabic. Albin Kurti tha se kryeministrja e Serbisë nuk ka pranuar që Kosova të konsiderohet shtet i pavarur.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.