Kurti viziton të enjten Tiranën, merr pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë këtë të enjte Shqipërinë, vizitë që vjen në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë.

Pjesëmarrja e z. Kurti në samit është njoftuar përmes një komunikate për shtyp të qeverisë së Kosovës pas takimit mes tij dhe ambasadorit të Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi.

Sipas komunikatës, në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë e Kosovës, që sipas ambasadorit Minxhozi, është përmirësuar shumë përgjatë dy muajve të qeverisë “Kurti 2”.

“Asnjë qeveri, në periudha më të gjata kohore, nuk ka bërë më shumë sesa që keni bërë ju gjatë këtyre dy muajve për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, ka thënë z. Minxhozi.

Nga ana e tij, z. Kurti ka shprehur interesimin dhe gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe që investimet e jashtme që po bëhen në Shqipëri të vazhdojnë edhe në Kosovë.

Gjatë takimit është biseduar edhe mbi përgatitjet për Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë, të enjten, 10 qershor.

Leave a Comment

Your email address will not be published.