Kush janë dy liderët e panjohur që sollën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

Leonid Pasechnik dhe Denis Pushilin: Putin i quan “ushtarët e tij të shahut”, kurse Biden i ka konsideruar si ‘kukullat’ e kësaj loje lufte. 

Nga Francesco Battistini, Corriere della Sera 

Dy fotokopje të njëri-tjetrit,  që në vetvete janë fotokopje të të madhit fare. Dallimi i vetëm qëndron te kravata: njëri e ka ngjyrë bordo, tjetri e mban më të errët.

Për gjithçka tjetër: vendimi për të evakuuar popullsinë dhe për të kërkuar që Moska t’i njohë janë njëlloj

Të shtunën e kaluar Denis & Leonid u shfaqën në të njëjtën kohë, në të njëjtin TV në Moskë dhe me të njëjtën veshje që mbanin edhe më 6 dhjetor, në festën e madhe të Rusisë së Bashkuar. Mbrëmja e madhe e kurorëzimit të tyre.

Një përqafim që tashmë i ngjante një aneksimi.

Vodka dhe arragosta: “Mirë se erdhe në shtëpi!”

Një tjetër udhëheqës i fotokopjuar, Dmitry Medvedev, benjamini i Vladimir Putinit, tundi dorën. Ishte ajo ceremoni luksoze – anëtarësimi në partinë Putiniane, të liderëve të dy republikave, Donetskut dhe Luganskut -shkaku që SHBA-të përcillte alarmin në botë.

Brenda dy muajsh të gjithë u shtangën dhe sot kemi ‘de fakto’ pushtimin e Ukrainës, me protagonistë çiftin e çuditshëm.

Leonid Pasechnik dhe Denis Pushilin: Putin i quan “ushtarët e tij të shahut”, kurse Biden i ka konsideruar si ‘kukullat’ e kësaj loje lufte.

Mediat ukrainase kur i përmendin, i quajnë “terroristë separatistë” dhe renditin nenet 109, 110 dhe 258 të Kodit Penal, nene që parashikojnë dënimin me burgim të përjetshëm.

Pasechnik- 51 vjeç, ka një të kaluar në shërbimet sekrete të Kievit, president i Luganskaja Respublika që nga viti 2017, ndjehet i ofenduar nga cilësimet që i vijnë nga krerët e Ukrainës.

“Unë jam ushtar dhe kam një kod sjelljeje, mora edhe një medalje sepse kisha refuzuar një ryshfet”, një gjest shumë fisnik në një vend tepër të korruptuar.

Leonidi ndihej gjithmonë rastësisht ukrainas, e quajnë “Magadan”, emër që vjen nga qyteti i gulagëve stalinistë me pamje nga Oqeani Paqësor, ku u rrit me një dashuri për Rusinë.

Çfarë mund të bënte dikush si ai në Lugansk që vetë Brezhnev i kishte vënë emrin e marshallit heroik Vorosilov dhe bastioni më besnik të stalinizmit?

Çfarë mund të bënte Leonid Pasechnik në një Ukrainë si ajo që doli nga revolucioni i 2014-ës, në një vend që ëndërronte Perëndimin?

Binjaku i tij ka një histori krejt tjetër. Nuk ka pasur asnjë lidhje me ushtrinë.  Denis Pushilin, 40 vjeç, me shumë pak dëshirë për të studiuar, me një lidhje e çuditshme me një grua financiere, e akuzuar se kishte mashtruar 10 milionë ruse. Denis Pushilin ka një përvojë  të rëndësishme pastiçerie në fabrikën “Dolce Vita”. Kur në 2018, u bë kreu i Donetska Respublika, në fotot e para ai u dallua mbi të gjithë për xhaketat blu dhe kostumet e argjendta që dalloheshin në mes të veshjeve kamuflazh të ushtarëve të tij.

Ai kishte tentuar tashmë një karrierë në Kiev, duke themeluar një parti pro-ruse, e cila mori vetëm 0.08% të votave.

Revolta e Maidanit e befasoi atë duke e nxjerrë të papunë, e detyroi të degdisej në Moskë, ku në fakt gjeti dhe realizoi pasurinë e tij politike.

A mund të ketë dy aktorë të tillë kjo dramë e ardhshme? Nuk është e sigurt. Novorossiya e Donetskut dhe Luganskut, me dy milionë e gjysmë banorë gjithsej, duket më shumë si Bashkimi Sovjetik i vjetër sesa një Rusi e re. Këta udhëheqës u kthyen shumë shpejt në vrasës. “Magadan” Pasechnik erdhi në pushtet me një grusht shteti: pasi kishte rrethuar shtëpinë e rivalit të tij, Igor Plotnitsky për tre ditë, ai e detyroi atë të nënshkruajë një letër dorëheqjeje “për arsye shëndetësore”.

Pusilin, nga ana tjetër, mori pushtetin kur miku i ngushtë i Kremlinit, Alexander Zakharchenko, i mbijetuari i fundit i kryengritjeve separatiste të vitit 2014, u hodh në erë nga një makinë bombë të vendosur pranë kafenesë së tij të preferuar në Donetsk, “Separatisti”.

Ata bënë histori, pasi i hynë në zemër edhe Putinit.

Leave a Comment

Your email address will not be published.