Mediumi serb “Kosovo-Online”, raportohet se me këtë rezolutë synohet të “mirëpritet e drejta e Serbisë për të mbrojtur mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, ku pretendohet që një gjë e tillë të bëhet, “në rast se Qeveria e Kosovës vendosë të përdorë dhunë”.
Kreu i këtij kuvendi, Nenad Stevandiq ka deklaruar se “tani është shumë e vështirë për serbët në Kosovë”, por sipas tij, “për herë të parë në 10 vitet e fundit edhe Prishtina po fajësohet për diçka”.
“Unë dhe Escobar u takuam me kryeministrin @albinkurti dhe me kryeministrin e parë @BislimiBesnik. Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim.” – ka shkruar të martën në mëngjes Lajçak në rrjetin social Twitter.
.