Kuzhinieri shqiptar që i shërbeu Mbretëreshës Elizabetë, rrëfen për përvojën e tij

Shefi i kuzhinës, Ismet Shehu, ka folur për takimin që e kishte pasur me Mbretëreshën Elizabetë II.

Ai këtë e ka përmendur gjatë një interviste të tij në Euronews Albania, ku edhe foli për ndjesinë që e kishte pasur nga ai takim.

“Na thanë se një nga studentët do të shkojë në Buckingam Palace, do bënim edhe kuzhinë dhe shërbimin, unë zgjodha shërbimin më tepër se doja të isha më pranë mbretëreshës. Më thanë shko shërbe ti, kur të shkosh do ulesh në gjunjë dhe do thuash ‘madhëria jua. Kisha shumë emocion. Mbaj mend çdo moment të asaj dite, pati edhe zili nga studentë të tjerë pse një shqiptar shkon të shërbejë për mbretëreshën”, ka thënë Shehu.
Kur ishte 15 vjeç, ai nisi të kuptonte se kishte një pasion shumë të madh për gatimin dhe disa vite më vonë, iu dedikua studimit dhe shkoi në ‘University of West London’.
Ai u vlerësua me një certifikatë dhe pasi arriti të renditej mes studentëve më të mirë të kësaj shkolle, u bë pjesë e një aktiviteti që i dhuroi eksperiencën më të pabesueshme të jetës.

Më tej, ai zbuloi diçka edhe për gatimet.

“I gjithë gatimi ka qenë me peshk, me detaje shumë të vogla, salmon sallata, supë”, shtoi shefi i kuzhinës

Leave a Comment

Your email address will not be published.