Lahutari i Kelmendit, një jetë duke u kënduar kreshnikëve dhe heronjve

Ky është Jonuz Delaj ndër trashëguesit e fundit të lahutës në trojet shqiptare. Që nga mosha 7-vjeçare Jonuzi njohu nga të parët e tij lahutën, e sot plot 65 vite më vonë mbeti fanatik i tingullit të saj.

Ky instrument popullor është shumë i rëndësishëm për identitetin e popullit tonë shprehet Jonuzi. Me lahutë u thurej këngë e elegji kreshnikëve, këngë të cilat përcillen brez pas brezi.

Për lahutarin kjo vegël muzikore i takon pasurisë kulturore shqiptare dhe duhet të mbrohet si produkt autokton.

Peng për lahutarin mbetet fakti se të rinjtë sot nuk e njohin lahutën ama është besimplotë se me kalimin e kohës kjo gjë do ndryshojë.

Leave a Comment

Your email address will not be published.