Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se arsyeja pse ka ardhur në Kosovë për të mbajtur takim me kryeministrin Albin Kurti është çështja e planit evropian.
I pyetur për çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ai tha se tashmë është e ditur se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet.
Lajçak tutje tha se arsyeja e vizitës në Kosovë dhe ajo e takimit me kryeministrin Albin Kurti është çështja e planit evropian.I pyetur për çështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ai tha se tashmë është e ditur se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet.
“Janë përmendur edhe kushtet e Kurtit, për ne e rëndësishme është që të bëhen marrëveshje për normalizim të raporteve”, tha Lajçak.
Ai shtoi se sonte vizitën e tij do ta vazhdojë edhe në Beograd. Kjo është vizita e 10-të që nga shtatori në Kosovë.