Letra e rrallë e Hasan Prishtinës, alarmonte Londrën për rrezikun e kolonizimit serb të Kosovës

Hasan Prishtina – ishte një nga kontributdhënësit më të mëdhenj të çlirimit nga osmanët, të krijimit të shtetit shqiptar dhe, më pas, të çlirimit të tokave shqiptare nën pushtimin serb.  

Në janar 1921, si kryetar i Komitetit të Kosovës, Hasan Prishtina niste një letër nga Shkodra, shkruar në frëngjisht, drejtuar Ministrisë britanike të Punëve të Jashtme, ku ai listonte disa nga krimet serbe në Kosovë, Dibër e Lumë në periudhën 1918-1920. 

Hasan Prishtina përshkroi vrasjen e 20,000 burrave dhe 1,500 grave në Kosovë, si dhe djegien e 168 fshatarve dhe 4769 shtëpive, duke shtuar se për vetëm tri ditë të fundgushtit 1920 ishin vrarë 250 shqiptarë dhe ishin djegur 7,800 shtëpi në krahinat e Dibrës dhe Lumës. 

Pasi informon për rrezikun e kolonizimit të Drenicës me kozakë vrangelistë-bellogardistë, në fund të telegramit, Hasan Prishtina paralajmëron Foreign Office-in se kolonizimi dhe represioni serb do të provokonin hakmarrjen e shqiptarëve, gjë që, siç thotë ai, “do ta komplikonte situatën në krejt Ballkanin””, thuhet ndër të tjera në telegramin e publikuar.

Leave a Comment

Your email address will not be published.