Libri i ri që po ‘shokon’ botën: Trump u stërvit nga KGB, është aset rus prej 40 vitesh

“Donald Trump u stërvit si një aset rus rreth 40 vjet më parë,  bashkëpunim i cili më pas u kthye në një ‘marrëdhënie’ dekadash të gjatë, me përfitim të ndërsjellë si për Rusinë ashtu edhe për Trump”, këto janë pretendimet e një libri të ri të shkruar nga Craig Unger.

Sipas këtij libri, Trump u shpëtua disa herë nga falimentimi nga paratë ruse të pastruara përmes pasurive të tij të patundshme në vitet 80 dhe 90, pohon autori. Paratë ruse gjithashtu u përdorën për ndërtimin e hoteleve dhe resorteve luksoze nën emrin e Trump.

Një ftesë për të vizituar Rusinë nga një zyrtar i nivelit të lartë të KGB-së në 1987, nën maskën e një udhëtimi paraprak rreth mundësisë për të ndërtuar një hotel “Trump” në Moskë, ishte në fakt ‘zhvillim i maskuar’ nga administruesit e KGB-së që çuan më tej krijimin e kanaleve sekrete dhe i lejoi rusët të ndikojnë dhe dëmtojnë demokracinë amerikane, pretendon autori.

Kur Trump u bë President, ishte koha për të paguar “nderet” dhe ai i dha Putinit gjithçka që donte, shkruan mes të tjerash Unger.

Autori Craig Unger i bën këto zbulime tronditëse në librin e tij të ri, “American Kompromat, Si KGB kultivoi Donald Trump”. Unger është një gazetar dhe autor i gjashtë librave, duke përfshirë bestsellerët e Neë York Times House of Bush, House of Saud dhe House of Trump, House of Putin.

How Russia began 'grooming' Donald Trump 40 years ago by saving him from  financial ruin, book claims | Daily Mail Online

Leave a Comment

Your email address will not be published.