LIROHET TRE POLICËT E RRËMBYER

Tre policët e Kosovës që u rrëmbyen nga forcat serbe me 14 qershor janë liruar të hënën nga Gjykata në Kralevë. Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi u paraqitën sot para gjykatës në Serbi, e cila vendosi për lirimin e tyre. Edhe njëri nga familjarët e të rrëmbyerve ka deklaruar për RTK, se policët janë liruar dhe vetëm po pritet nisja për në Kosovë.

 

Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, tre policët që u liruan sot nga paraburgimi në Serbi kanë kaluar pikën kufitare të Merdares në Kosovë.  Policët janë liruar me vendim të Gjykatës së Kralevës, të cilit ishin rrëmbyer më 14 qershor brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe.

Arrestimi i tyre kishte nxitur reagime të shumta nga institucionet e Kosovës, të cilat edhe kishin kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tyre.

Policia derisa kishte konfirmuar arrestimin e tyre nga forcat serbe kishte thënë se “njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë”.

Pas vendimit ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti duke thënë se edhe kidnapimi i tyre konsiston në shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer tashmë janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky kidnapim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, ka thënë Kurti në Twitter.

Çka i kërkoi Vuçiq sekretarit Blinken, pas lirimit të tre policëve?

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka insistuar në qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe ka mbështetur planin evropian për shtensionim, u tha pas një bisede telefonike që kryediplomati amerikan zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“I thash [sekretarit Blinken] se Serbia sillet seriozisht dhe në mënyrë të përgjegjshme, por Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës po arrestojnë çdo ditë pjesëtarët e komunitetit serb në mënyrë krejtësisht arbitrare dhe kërkova lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar”, tha Vuçiq.

Siç raportohet, Vuçiq gjatë bisedës me Blinkenin ka theksuar se dorëheqja e katër kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat në veri të Kosovës dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale “janë të një rëndësie kyçe për të ulur tensionet”.

Leave a Comment

Your email address will not be published.