Lista Serbe ka kërkuar nga qeveria e Serbisë që të shpallë organizata terroriste njësitë speciale të Policisë së Kosovës, strukturat e inteligjencës, pasi sipas tyre, përbëjnë kërcënim për paqen në këtë zonë, me pasojë të pallogaritshme për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe të gjithë Evropës.
“I drejtohemi qeverisë në emër të popullit serb nga Kosova i cili për më shumë se dy vjet po vuan terrorin dhe represionin nga regjimi antiserb i Albin Kurtit me qëllim të duke persekutuar gjithçka që është serbe, duke shkelur të gjitha marrëveshjet e arritura që garantonin të drejtat e popullit serb dhe përmes represionit institucional kërcënon mbijetesën dhe paqen në këto zona”, thuhet në deklaratë.
Po ashtu, Lista Serbe akuzon Kryeministrin Kurti se ushtron dhunë institucionale në veri të Kosovës përmes, siç thonë, strukturave të caktuara parapolicore, speciale dhe inteligjente, veprimet e të cilave kërcënojnë paqen, sigurinë e popullit serb, si dhe paqen në tërësi të Ballkanit Perëndimor.