Një libër i veçantë, ku shfaqet një gravurë e Greqisë me printim në të kundërt: e bardha mbi të zezë. Kjo hartë është botuar në Londër, në vitin 1832, në librin “The Guide To Knowledge”, të autorit William Pinnock. Gravura është bërë nga Joshua Archer dhe Sidney Hall. Ajo është shfaqur në shumë botime e ribotime të librit “The Guide To Knowledge”, deri në vitin 1863. Kjo “Guidë” ishte një botim jo shumë i shtrenjtë, pjesë e një pune në serial dhe për këto arsye, u bë e mundur që të kishte një shfletim të saj nga shumë individë. Në hartë jepet kufiri jugor i Shqipërisë, i cili mbyllet në Gjirin e Artës.
Titulli: The Guide To Knowledge Autori/Hartograf: W.Pinnock J.Archer S.Hall (mm: 225 x 160) Botues: London 1832.