Londra kërkon nga Beogradi lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës

Edhe Britania e Madhe bëri thirrje për deeskalim të menjëhershëm të situatës dhe qetësim të tensioneve, që nënkupton edhe lirimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të kidnapuartë mërkurën.

“Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të arrestuar më 14 qershor”, thuhet në një deklaratë.

 Në të njëjtën kohë, Londra kërkon që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë përmbajtje maksimale, të shmangin masat e njëanshme dhe të marrin masa urgjente për uljen e tensioneve.

Leave a Comment

Your email address will not be published.