MALI I ZI MBETET PA QEVERI, A DO TË BËHET DRITANI ABAZOVIQI KRYEMINISTËR?

Me 43 vota të deputetëve të opozitës dhe të grupit parlamentar “Bardhezi” është votuar mocioni i mosbesimit të Qeverisë së Malit të Zi. Kundër rrëzimit të Qeverisë votuan vetëm 11 deputetë. 

Para votimit, deputet e partive proserbe u larguan nga salla plenare. Kujtojmë që zv.kryeministri shqiptar Dritan Abazoviç ka propozuar tashmë të krijohet një qeveri e re e pakicës, ku disa prej përfaqësuesve të minoritetet e kanë propozuar pikërisht Abazoviçin për kryeministër.

Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, Qeveria e Krivokapiqit do të vazhdojë të punojë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Votimi i mosbesimit i hap rrugë procesit të negociatave për formimin e Qeverisë së re. Mocioni i mosbesimit është iniciuar nga URA, udhëheqës i së cilës është zëvendëskryeministri i deritashëm, Dritan Abazoviq.

Në deklaratën e tij të fundit publike më 3 shkurt, kryeministri Krivokapiq tha se është i vetëdijshëm se nuk do të jetë më kryeministër dhe se Qeveria e tij do të rrëzohet. Ai akuzoi zëvendëskryeministrin Dritan Abazoviq se kishte planifikuar të rrëzonte Qeverinë shumë kohë më parë dhe se presidenti malazez, Milo Gjukanoviq është gjithashtu pjesëmarrës në këto marrëveshje. Nga ana tjetër, Abazoviq ka thënë se pas rënies së Qeverisë së Krivokapiqit do të fillojnë bisedimet për formimin e një pushteti të ri ekzekutiv dhe se ka disa opsione, duke përfshirë edhe zgjedhjet e parakohshme.

Të pakënaqura me nismën për rrëzimin e Qeverisë, disa parti politike dhe organizata të afërta me Kishën Ortodokse Serbe kanë nisur protesta në rrugë duke kërkuar që partitë e shumicës aktuale parlamentare të arrijnë marrëveshje për formimin e qeverisë së re.

Zëvendëskryeministri dhe koordinatori i shërbimeve të sigurisë, Dritan Abazoviq, ka thënë se gjendja e sigurisë në Mal të Zi është e rregullt.

Leave a Comment

Your email address will not be published.