Gazetari investigativ nga Shqipëria, Marin Mema me emisionin Gjurmë Shqiptare kësaj rradhe ka publikuar dokumentarin rreth qytetit të Prilepit në Maqedoninë e Veriut. Por puna e tij nuk kaloi pa u ndjekur edhe nga policia maqedonase, e cila bëri kontrolle te detajuara
Si u zhdukën shqiptarët e Prilepit? Masakrat, urrejtja, asimilimi, largimi…
Si u kthye qyteti shqiptar, në një qytet i antishqiptarëve?, përgjigjet e këtyre pyjetjeve i gjeni në reportazh.
Teksa Marin Mema me ekipin po afroheshin në vendin e quajtur Xërxë, ku ndodhet njëri nga manastiret më të vjetra në këto anë dhe tek i cili hasen gjurmë shqiptare, një patrollë policia ia preu rrugën. Nga biseda kuptohej se dikush i kishte lajmëruar dhe ata kishin pasur dijeni për lëvizjet e Marin Memës. Pasi i legjitimuan, policët i shoqëruan gjatë gjithë kohës në Manastirin e Xërxës, siç duket, për t’i pasur nën kontroll.