Nje kendveshtrim nga artikulli me poshte per marreveshjen Izrael – Emiratet e Bashkuara Arabe ja vlene te vendoset edhe ne kontekstin e asaj qe pritet te diskutohet me 4 Shtator mes Kosoves e Serbise.
Nese e percjell projektin Kinez per Rrugen e Mendafshit (shiko harten per ilustrim) rruga detare e cila kalon neper Lindje te Mesme, nje prej pikave kyqe e ka edhe porten e Pireaus ne Greqi. E detyruar nga paketa financiare e BE’se porta e Pireaus ju kishte shitur kompanise Kineze COSCO (e sponsoruar nga shteti) – investim i cili ka kthyer porten ne qender (hub) ne Mesdhe duke ushqyer ambiciet ekonomike e tregtare te Kines.
E njejta vije (e pa ilistruar ne harte) vazhdon neper Evropen Juglindore si transit dhe nga kjo pikepamje ka kuptim qe ngjashem krijimi i nje blloku ekonomik ne Ballkan i influencuar nga SHBA-te mund te kete per qellim limitimin e influences Kineze ne rajon (ashtu siq mund te jete tentuar me marreveshjen ne Lindje te Mesme.)
E gjithe kjo nisme per te lidhur Ballkanin me tutje me SHBA-te eshte natyrisht e mireseardhur, por se detajet rreth saj jane tejet te rendesishme dhe te panjohurat rreth tyre na bejne per t’u brengosur.
Menyra me efektive per te arritur kete qellim nga SHBA-te eshte te influencoj fuqine rajonale e cila pastaj reflekton te njejten ne shtetet per-rreth. Problemi eshte se Serbia po shitet si fuqi rajonale dhe lojtar kyq per stabilitetin dhe te ardhmen e Ballkanit, dhe ne kete menyre ekziston rreziku qe marreveshja te jete me shume ne relacionin SHBA – Serbi me Kosoven si dicka per te cilen dhe rreth te ciles negocijohet sipas kerkesave te Beogradit, se sa te jete nje nisme e cila garanton barazi mes dy shteteve sovrane Kosove – Serbi.
Nga kjo marreveshje ekonomike ndoshta edhe mund te kete ndonje benefit per Kosoven (psh. Serbia pajtohet se nuk do te loboj per ç’njohje etj.) por se strategjikisht nuk i ndihmon Kosoves ne zgjedhjen e problemit ndersa ndihmon afrimin e Beogradit me Uashington-in njekohesisht duke lere Kosoven entitet te kontestueshem (sepse, vetem njohja reciproke dhe krijimi i kapaciteteve mbrojtese e zgjedhin kete dileme.)
Nese Serbia me te vertet e ka per qellim nje lidhje me te thelle me SHBA-te (pa e lene Rusine dhe Kinen por duke e balancuar kahjen) ateher pse duhet Kosova te ndihmoj ne kete proces – prap, pa e marrur njohjen si shkembim?
Tani po thuhet qe pjese e kerkeses eshte njohja reciproke, por nuk po deklarohet se eshte parakusht per nenshkrim. E nese nuk eshte parakusht dhe detajet nuk i dijm, atehere edhe perkrahja e nje nenshkrimi nen rrethana te tilla mund te jete lajm i maskuar e i gezueshem per sot (afate shkurt,) por me konsekuenca negative afategjate duke ditur qe Beogradi te teren e ka plan per te fituar plote beteja te vogla diplomatike te cilat rezultojne ne qellimet e medha: zh’berjen e Kosoves.
Kerkesa ne kete shkrim nuk eshte qe te mos bisedohet. Perkundrazi, perfshirja e SHBA-ve eshte e domosdoshme dhe me rendesi ekzistenciale, por ky do te mund te ishte edhe momenti kyq kur nje parakusht si njohja reciproke te jete kerkesa minimale nga Kosova