Të dielën (7 mars) me një ceremoni përkujtimore është shënuar 20 vjetori i vrasjes së 80 banorëve të Polacit, 25 të plagosurve dhe 5 të zhdukurve, nga dora gjakatare Serbe.
Në mesin e të vrarve në betejen për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe Kosovës, i vrarë ka mbetur edhe babai i Mehmet Prishtinës, stërnipit të kryeministrit të 8-të të Shqipërisë, Hasan Prishtinës, atdhetari Feriz A. Uka.
“Ndjehem krenarë për guximin dhe veprën e tij dhe shumë familjarve tjerë që në betejën për liri lanë tokën e Kosovës me gjakun e tyre. Fryma atdhetare në familjen tonë është bartur brez pas brezi. Lavdi gjithë dëshmorve të lirisë”, ka thënë Prishtina.
Të pranishëm në këtë ceremoni përkujtimore kanë qenë edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i Skenderajt, Bekim Jashari, Gjeneralët, Sami Lushtaku, Rexhep Selimi, si dhe shumë personalitete të jetës publike, akademike dhe qytetarë.
Përndryshe, vlenë të theksohet se ky homazh për herë të parë pas 20 vitesh nga rrënja e martirëve u organizua në Polac.