Mbipopullim i burgjeve në vend, Danimarka merr me qira 300 qeli në Kosovë

Danimarka po planifikon të marrë me qira 300 qeli burgu në Kosovë për të burgosurit që do të deportohen në fund të dënimit të tyre. The Guardian shkruan se ky është një projekti, i cili synon të lehtësojë mbipopullimin e burgjeve në Danimarkë.

Ky projekt gjithashtu do të zgjerojë pronën e burgjeve të Danimarkës me 326 vende, midis viteve 2022 dhe 2025. Popullsia e burgjeve të Danimarkës është rritur me 19% që nga viti 2015, duke arritur në më shumë se 4,000 të burgosur në fillim të vitit 2021 dhe duke tejkaluar 100% të kapacitetit.

Në të njëjtën periudhë, numri i gardianëve ra me 18% në kombin skandinav me 5.8 milionë banorë, ku të burgosurit me më pak se pesë vjet qëndrojnë të izoluar  zakonisht në burgje të hapura.

Do të na mungojnë deri në 1000 vende në burgjet deri në vitin 2025. Me marrëveshjen është rënë dakord që të merren me qira 300 burgje në Kosovë dhe të zgjerohet kapaciteti i burgjeve në Danimarkë për disa qindra vende”, tha në një deklaratë ministri i drejtësisë, Nick Hækkerup.

Kosova nga ana tjetër ka 97% e kapacitetit të burgjeve të zena, sipas Raportit Botëror të Burgjeve të Universitetit të Londrës. Që nga viti 2020 në Kosovë janë 1,642 të burgosur që vuajnë dënimin.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.