Mbyllja e Qendrës Kulturore të Kosovës në Stamboll, një akt i shëmtuar që do ti gëzojë armiqtë e shqiptarëve!

Më 5 dhjetor të këtij viti , Qamil Bytyçi udhëheqës i Qendrës Kulturre të Kosovës në Stamboll kishte shkruar një status në FB përmes të cilit njoftonte se pas dhjetë viteve  (05 dhjetor 2022) kur ishte lidhur kontrata e qerasë për këtë Qendër,  ai kishte pranuar një njoftim nga Konsullata e Kosovës për mbylljen e kësaj Qendreje  e cila zyrtarisht është hapur më 23.02. 2022.

Qendrën Kulturore të Kosovës e ka hapur Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës kur ishte minister Z. Ibrahim Makolli. Kjo Qendër fillimisht ka qenë në kuadër të Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës kurse tani është në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.

I pezmatuar tejmase nga ky akt i paarsyeshëm, Qamil Bytyçi për portalin tonë rrefen:

“Sot filloi boshatisja e Qendrës Kulturore të Kosoves në Turqi. Ju faleminderit i nderuari Albin Kurti, Kryeministër i Republikës se Kosovës, ju faleminderit e nderuara Donika Gervala Ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës per mbylljen e Qendrës Kulturore të Kosoves.

Mbylljes se Qendres Kulturore do t’i gezohen:

– Serbia

– Greqia

– Nje pjesë e atyre  që e quajne veten shqiptarë por në realitet janë anti-shqiptar[.

I nderuar Kryeminister dhe e nderuara Ministre këte të “mirën” tuaj kur nuk do ta harrojme.
Serbia na përzuni, Turqia na pranoi e na strehoi, e tash Kosova e mbyll pas 10 vitesh Qendrën Kulturore ku në vazhdimësi mbahet mësimi i gjuhës shqipe”, deklaroi z. Bytyçi.

Ai gjithashtu deklaroi se është në komunkim me Fondacionin “Hasan Prishtina“ nga Prishtina,  i cili ka ka ofru pagesën e qeras së qendrës per një vit por ja që këtë qendër e ka hap MPJ, thotë ai,  dhe e ka kontrakuar objekin me qera që veshtirë se mund te gjejm nje te ngjajshem dhe me këto kushte kurse MPJ e mbyll me nje vendim te qeveris se RKS

Merret vesh se në godinën e njejtë ku ishte Qendra Kulturore  e Kosovës, e ka selinë edhe  qendra e Partisë së Erdoganit në dy kate.
Në Turqi shumë shtete kanë qendrat e tyre kulturore, në mesin e tyre edhe Maqedoniae Veriut, Serbia etj.
Me këtë veprim të pakuptimt, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diaporës e Kosovës ka shkaktuar revoltë të madhe tek shqiptarët e Turqisë të cilët Qendrën Kulture të Kosovës e konsideronin si shtëpinë e tyre të dytë. Me mbylljen e kësaj Qendrej, Qeveria e Kosovës ua mbylli këtë shtëpi shqiptarëve të Turqisë dhe me këtë i dha një goditje të tmerrshme përpjekjeve të Qamil Bytyçit me shokëve të tij që të përhapet gjuha shqipe sa më shumë tek shqiptarët e Turqisë. Me këtë veprim të pakuptimt, Qeveria e Kosovës u bë aleat i atyre forcave të errta që luftojnë për aimilimine shqiptarëve në Turqi.

Më poshtë janë fotot e dërguara nga Qamil Bytyçi ku shihet zbrazja e kësaj qendreje, gjegjësisht paketimi i inventarit dhe transferimi i tij në ndonjë podrum të errët të Stambollit!
Sido që të jetë, Qeveria e Kovovës duhet të rishqyrtoj vendimin dhe të rihap sërish Qendrën Kulturore të Kosovës në Stamboll, sepse ky është edhe obligim kushtetues që të përkujdeset për diasporën shqiptare jashtë shtetit.

Qamil Bytyçi: “Në Qendrën Kulturore të Kosovës mësimin e parë e kemi pasur më 29 Prill 2013. Kurse mësimin e fundit më 18 Dhjetor 2022. Mbrëmë mbaruan mesimet në Qendren Kulturore te Kosoves me vendimin e Ministrisë së Jashtme dhe të Diaspores së Republikës se Kosovës për mbylljen e Qendres Kulturore”.

Mund të jetë një imazh i mobilie dhe ambiente të brendshme
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme

Leave a Comment

Your email address will not be published.