Ne keto dite te veshtira lufte mendja dhe syte me cojne ne Kosoven Lindore-Presheve, Bujanovc, Medvegje!
Shqiperia dhe Shqiptaria aty dhemb me shume!
Gjuha shkon ku dhemb dhembi- thot populli yne.
Gjaku im aty skuq me teper sepse mbi Shqiptaret etnike e autoktone te Medvegjes, Bujanovcit, Presheves sot rendojne shume situata : situata e pushtimit, situata e Pasivizimit, situata e Pasigurise, situata e Kercenimit, situata pa ndihma shtetrore; situata e percarjes politike e quajtur ndryshe koalicion interesash personale, situata e Varferise dhe situata e Pandemise!
E rreshtova te fundit Pandemine sepse deri tani gjendja eshte stabile aty sepse shqiptaret jane te ndergjegjesuar e dine te mbrohen sepse prej 100 e kusur vitesh jane te sulmuar me te gjitha format nga virusi pushtues e genocidal serb.
Ne Medvegje, Bujanovc e Presheve ne 6 vitet e fundit ka bere kerdine Virusi i Pasivizimit, ndersa Coronavirusi nuk i can dot shqiptaret.
Vemendja e Shqiperise dhe Kosoves nuk duhet te ngelet thjeshte tek konstatimi per mbeshetjejn e Koalicionit partiak qe prej vitesh skryhen pune por nxjerr vetem rrogetare; por Tirana e Prishtina duhet te vershojne me ndihma ushqimore e mjekesore ne kete kend te Shqiperise Autoktone dhe te shprishur!
Dhe jo vetem ketu; ndihma duhet te coj ne cdo kend e skaj te Shqiptarise: ne Sanxhak, Presheve, ne Malesi e Guci, ne Kumanove e Cameri!
Ne skajet e Shqiperise Etnike duhet te drejtohet vemendja dhe ndihma e Bisnesmeneve Shqiptare e duhet te nisin drejt tyre karvanin e ndihmave per te shpetuar shqiptaret nga nje situate e pergjithshme e renduar.
Ate qe se bene politika duhet ta beje bisnesi kombetar!
Dhe per te ndryshuar apo ndihmuar situaten ne te mire te Shqiptareve ne Trojet Etnike aty ne skajet e Shqiperise se Vertete nuk mjafton terheqja e vemendjes nga nje apo dy politikan me ndjeshmeri te lart humane e kombetare por duhet dora e Shtetit Ame dhe duhet kontributi i te gjitheve sidomos bisneseve!
Shqiptaret ne dite te veshtira duhet te bejne me shume per Shqiptaret sidomos ne kohe lufte e pandemie!
Ne Medvegje e gjithe Kosoven Lindore, jeta eshte e ngrire, gjaku i shprishur prej genocidit bashkohor dhe era e barutit serish afer!
Ne Kosoven Lindore vuan Shqiptaria njelloj si Cameria !
Kosova Lindore, Medvegja, Bujanovci dhe Presheva ime e dashur jam prane jush jo vetem me sy e zemer!
Kosova Lindore, Medvegja, Bujanovci dhe Presheva ime e dashur je atdheu im, toka e shenjte dhe e shtrenjte qe nuk falet !
Kosova Lindore, Medvegje, Bujanovc e Presheve jam aty e kurre nuk do tju le vetem !
KOSTAQ PAPA
Deputet i Tiranes e Emigracionit
Tirane 10.04.2020