Mediat në Serbi: Vuçiç ka marrë ultimatum nga BE për të nënshkruar marrëveshjen me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të ketë vetëm një vit afat që të nënshkruaj një marrëveshje me Kosovën dhe një ditë afat që t’i vendosë sanksione Rusisë, menjëherë pasi të formohet qeveria e re në krye me Ana Bërnabiç.

“Vuçiç ka një ditë nga formimi i qeverisë për të vendosur sanksione dhe masa të tjera kufizuese kundër Rusisë dhe Bjellorusisë dhe një vit për të nënshkruar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Prishtinën”.

Kështu të paktën pretendon mediumi serb ‘Danas’. Nëse Serbia nuk është e gatshme të harmonizojë politikat e jashtme me ato të Bashkimit Evropian, atëherë do të përballet me masa kufizuese të BE-së.

“Nëse Bashkimi Evropian vendos për sanksione, hapi i parë do të jetë ndalimi i fluksit të parave në Serbi, pastaj anulimi i Shengenit, ndalimi i negociatave për anëtarësim në BE dhe më pas vinë sanksionet”.

Leave a Comment

Your email address will not be published.