Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili de fakto ka qenë negociatori kryesor i Serbisë në dialogun me Kosovën për vite me radhë, nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen kur të arrihet, por këtë do ta bëjë kryeministrja e Serbisë.
Kështu shkruajnë mediat serbe, sipas të cilave mes rreshtave këtë e ka thënë vetë Vuçiq në një konferencë për media ku ka folur për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përcjell Telegrafi.
Dhe në këtë drejtim, siç vënë në pah mediat serbe, do të ishte e zakonshme dhe normale që marrëveshja të nënshkruhet nga kryeministri, sepse kjo del nga dispozita e Kushtetutës sipas së cilës Qeveria është organi ekzekutiv që zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme të Serbisë.