Mehmet Prishtina dhe banorët e Polacit, në krah të vëllezërve në Shqipëri

Mehmet Prishtina, pasardhës i patriotit të njohur Hasan Prishtina ka udhëtuar nga Kosova për të qenë pranë qytetarëve të Durrësit dhe Thumanës që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Së bashku më një përfaqësi prej 9 personash të tjerë nga fshati Polac dhe me tre kamionë me ndihma ai ka zbarkuar pranë kampit  të improvizuar në stadiumin “Niko Dovana”.

“Në cilësinë e përfaqësuesit të trungut familjar Hasan Prishtina. Kemi ardhur 10 veta. Kemi sjellë tre kamionë me ndihma, ushqimore, vëshëmbathje, batanije, gjëra elementare që i duhen një rasti emergjent. Nuk kemi prit organizim institucional sepse mendojmë se në raste emergjente duhet të organizohemi vetë.Kemi sjellë dhe 1500 euro”- ka thënë Prishtina.

Kemi dhe mesazh nga bashkësia lokale ku 30-50 familje mund të strehohen në fshatin tonë.Jemi shumë të prekur. Më kthehet kujtesa e vitit ’99 ku gjithë Shqipëria hapi dyert për ne. Ne jemi të gatshëm të kthejmë atë ndihmë” tha ai.

Situatën nga afër po e ndjek prej momentit të parë dhe Ambasasadori i Kosovës në Tiranë.

“Po shohim çfarë kemi mundësi të bëjmë. Forcat e Sigurisë së Kososovë dhe Policia e Kosovës janë këtu. Qeveria e Kosovës bën thirrje për këdo që kërkon strehë ka hapur ish-kampin gjerman në Prizren me 800 shtretër. Jemi një komb. Shqipëria është solidarizuar gjatë shpërnguljes më dhunë të shqiptarëve të Kosovës nga serbët.” Ka thënë Hasani.

Në Durrës gjenden edhe forca të policisë së Kosovës.

Leave a Comment

Your email address will not be published.