Mehmet Prishtina letër ngushëllimi për pjesëtarin e Policisë së Kosovës që humbi jetën në Istog

Stërnipi i kryeministrit të 8-të të Republikës së Shqipërisë, atdhetarit dhe patriotit, Hasan Prishtina, studiuesi Mehmet Prishtina ka shprehur ngushëllime me një letër për vdekjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës dhe ish-ushtarit të UÇK-së, Izet Demajt.

E nderuar familje e veteranit të UÇK-së dhe policit të vrarë në detyrë Izet Dema,

Në emër të familjes, Prishtina dhë të gjithë njerëzve me dinjitet pranoni ngushëllimet tona. Ne të gjithë e ndajmë dhimbjen me Ju, kurse mërrzija Ju mbetet juve që ta duroni me burrëri dhe krenari.

Djem si Izet Dema nuk e kursyen jetën as në mbrotje tëe atdheut në luftë 1998/99 por as në ruajtjen e rendit dhe mbrojtjen e ligjit dhe pasurisë së Kosovës të cilën, Izet Dema e mbrojti me jetën e tij.

Nga zemra dhe me plotë dhimbje, ngushëllimet më të sinqerta për Familjen Dema, përkulje, nderime dhe respekt të pafund për policin e vrarë në detyrë Izet Dema.

I Juaj
Mehmet Prishtina

Leave a Comment

Your email address will not be published.