Drejtori i fondacionit “Hasan Prishtina”, Mehmet Prishtina mori pjesë dhe ishte folës në promovimin e botimit të dy librave “Kukësi në vitet 80-ta” dhe “Monografi e Fisit Mezini” të autorit Muharrem Mezini.
“Autori me botimin e këtyre librave, risjell kujtime nga koha e viteve 1980 – 1990. Ky promovim u mbajt në sallen e muzeut historik kombetar në Tiranë”, ka theksuar Mehmet Prishtina.
Ai ka theksuar se gjeneratat e reja do të kenë mundësinë që përmes shfletimit të këtyre librave të njohin të kaluarën jo fort të largët të popullit tonë nga Qarku i Kukësit.
Autori është ish-kryetar i Komiteti Ekzekutiv të Rrethit të Kukës në vitet 1986-1991.