Mehmet Prishtina, nipi i veprimtarit të madh shqiptar Hasan Prishtina, në një prononcim për Zhurnal ka folur për aktualitetin politik në Maqedoni dhe procesin euro-integrues. Ai beson se procesi i integrimit të Maqedonisë është i pandslshëm.
“Unë besoj se procesi i integrimit është i pandslshëm dhe me dështimin e referendumit mund të ketë vetëm vonesa por këto pa fajin e shqiptarëve pasi që shqiptarët votuan po aq, sa edhe ne zgjedhjet e fundit parlamentare. Nese nuk gabohem kishim mbi 260.000 vota të shqiptarëve dhe bojkoti erdhi nga ana tjetër”, thotë për Zhurnal, veprimtari Mehmet Prishtina.
Sipas tij, mbi afro 700 mijë vota pro referendumit nuk mohohen dhe ky është një indikacion se shqiptarët në veçanti si shtetas të Maqedonisë por edhe maqedonasit në përgjithësi u penguan apo u ndikuan nga qarqet e caktuara por edhe pala maqedone e tregojë vullnetin dhe dëshirën për integrim në strukturat euroa-tlantike
“Është mirë që europa e kuptoj qëndrimin dhe vullnetin e shqiptarëve dhe tani unë këtu shof dy zgjedhje, mobilizim më të mirë që kjo sfidë të kalohet nëpërmjet parlamentit ose vendi të shkoj në zgjedhje të reja”, thekson Prishtina për Zhurnal.