Numri i mërgimtarëve që dëshirojnë të vizitojnë Kosovën për festën e Fitër Bajramit është rritur ndjeshëm. Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, gjatë muajit maj janë shtuar 40 fluturime.
Menjëherë pas lajmit nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në Zvicër se ka hequr Kosovën nga lista e karantinës, kanë ndryshuar planet e mërgimtarëve që jetojnë̈ në Zvicër.
Ardhja masive ka nisur nga fundjava që lamë pas, e deri në mesin e kësaj jave, kur pritet të ketë̈ fluks edhe më të madh të ardhjes së diasporës shqiptare nga Zvicra, por edhe nga shtete të tjera.
Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit të Prishtinës ka thënë se që nga heqja e karantinës nga shteti zviceran për udhëtarët nga Kosova janë shtuar rreth 40 fluturime shtesë gjatë muajit Maj.
“Nga heqja e karantinës për udhëtaret kosovar që udhëtohet për Zvicër deri më 13 maj janë shtuar rreth 16 fluturime, dy nga to janë nga Gjermania. Gjate tërë muajit maj janë shtuar 40 fluturime”.
Po ashtu, mijëra rezervime thuhet se janë bërë nga agjencitë e udhëtimeve për ardhjen e diasporës në Kosovë.
As çmimet e larta të fluturimeve që variojnë nga 250 deri në 350 euro për biletat njëdrejtimëshe nuk i kanë penguar kosovarët që të bëjnë rezervime për të festuar Fiter Bajramin me familjet e tyre në Kosovë.
Ky fluksi i diasporës pritet që sadopak të ndikojë në ekonominë̈ e Kosovës e cila është goditur tej mase nga pandemia.
Zyra Federale e Shëndetit Publik gjatë javës së kaluar ka treguar Kosova është hequr lista e karantinës.
Kosova ishte vendosur në listën e rrezikut, të Zvicrës më 22 mars, krahas Maqedonisë së Veriut. Po në atë kohë nga kjo listë ishte hequr Shqipëria.
Me riaktualizimin e fundit, karantina është e detyrueshme për shumë shtete, regjione dhe bashkësi të shteteve.
Nga lista e re e vendeve me rrezik BAG ka fshirë, krahas Kosovës edhe Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinën.
Po kështu, hyrja në Zvicër nga shumë vende dhe rajone do të jetë e mundur përsëri pa karantinë. Bëhet fjalë për shtetet dhe rajonet si vijojnë: Greqia, Republika Çeke, Ukraina dhe, në Itali, rajonet e Emilia Romagna, Toskana dhe Friuli / Venezia Giulia. Në Austri, nga lista janë hequr provincat e Carinthia, Vjenës, Austrisë së Poshtme dhe Burgenland.
Për udhëtarët nga këto vende zbatohen rregulla të rrepta pas mbërritjes në Zvicër . Ata duhet të tregojnë një test negativ të kurorës dhe të futen menjëherë në karantinë. Për më tepër, duhet të plotësohet një formular hyrje, përveç nëse hyrja është bërë nga një zonë kufitare.
Që prej 13 marsit, 2020 deri më 9 maj, 2021, në Kosovë janë regjistruar 106,442 raste pozitive me koronavirus.
Prej tyre, 2,208 pacientë kanë vdekur dhe 97,675 janë shëruar. Raste aktive janë 6,559.