Merren masa për frenimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë

Ndër masat e reja janë ndalimi i punës së qendrave tregtare nga ora 21:00 deri në ora 05:00. Në të njëjtin interval kohor,ndalohet edhe aktiviteti i bizneseve të sektorit të gastronomisë, përveç shërbimit “merre me vete”.

Prishtinë, 31 tetor 2020 – Kosova do të vendosë masa të reja për të frenuar përhapjen e mëtejme të koronavirusit, tha të shtunën, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj.

Ai tha se vendimi për masat e reja vjen pas rritjes së numrit të rasteve me sëmundjen COVID-19.

Ndër masat e reja janë ndalimi i punës së qendrave tregtare nga ora 21:00 deri në ora 05:00. Në të njëjtin interval kohor,ndalohet edhe aktiviteti i bizneseve të sektorit të gastronomisë, përveç shërbimit “merre me vete”.

Zemaj tha se gjithashtu është rekomanduar reduktimi i stafir në institucionet publike dhe private, si në nivelin qendror, po ashtu edhe atë lokal.

Vetëm sektori i shëndetësisë dhe ai i sigurisë do të punojnë me kapacitete të plota.

Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60-vjeçare nuk do të dalin në zyrë dhe mund të punojnë nga shtëpia.

Ndërkaq, personat mbi moshën 65-vjeçare, mund të dalin jashtë shtëpive të tyre nga ora 06:00 deri në 10:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 19:00. Jashtë këtij orar ata mund të dalin vetëm për nevoja shëndetësore.

Kosova do të shtojë kontrollet në kalimet kufitare, ndërkaq qytetarët e infektuar me koronavirus do të mbikëqyren nga autoritetet në një periudhë prej dy javësh.

Zemaj njoftoi se vendimi për masat e reja do ta nënshkruajë të shtunën dhe vendimi do të hyjë menjëherë në fuqi.

“Qytetarët nuk e meritojnë mbylljen që dëmton të gjitha fushat e jetës”, tha ai.

Ai tha se këto masa do të shqyrtohen pas dy javësh, varësisht nga situata epidemiologjike.

Javën e fundmi, në Kosovë është regjistruar rritje e rasteve të reja me koronavirus. Të shtunë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në Kosovë janë regjistruar 514 raste të rejas pozitive, shifër kjo rekord që prej shfaqjes së rasteve të para pozitive.

Në Kosovë janëregjistruar gjithsej 19. 842 raste me koronavirus. Prej tyre, 678 kanë vdekur ndërsa 15.520 janë shëruar. 3.641 raste janë ender aktive.

Leave a Comment

Your email address will not be published.