Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në konferencën me temë “Feja si instrument për Paqen” tha që feja është një nga pasuritë më të mëdha që shoqëria ka trashëguar.
“Feja si instrument për paqen, diversiteti fetar është një nga pasuritë më të mëdha që shoqëria ka trashëguar. Gjuha shqipe e ka një fjalë të artë ‘besa’ që përfaqëson shpirtin e kombit tonë. Shqiptarët nuk kanë pasur asnjëherë luftë për fenë”.
“Besimi i vërtetë ka një forcë pajtimi të jashtëzakonshëm, e drejta për të ndjekur bindjen fetare është themelore”