Meta: Zot i Shqipërisë vetë populli

Presidenti Ilir Meta, i pranishëm në Ceremoninë e  100-vjetorit të Luftës së Vlorës, tha se kjo luftë ndaloi planet për copëtimin e Shqipërisë.

Po ashtu, Kreu i Shtetit u shpreh se Lufta e Vlorës tregoi se “Zot i Shqipërisë është vetë populli”.

“Lufta e Vlorës ishte lufta më e vërtetë për Shqipërinë dhe ekzistencën e saj, për ndalimin e planeve anti-shqiptare që vinin ën pikëpyetje pavarësinë dhe kufijtë e njohur më 1913. Lufta e Vlorës është një luftë mbarëkombëtare kundër padrejtësisë, për Shtetin Shqiptar që të qeverisej vetë, t’i ruhej territori. Bën nj dallim thelbësor sepse ishte një luftë fitimtare. Për herë të parë qeveria  dalë nga Kongeri i Lushnjës, fitoi kontroll të plotë në të gjithë territorin. Lufta e Vlorës i dha fudnin e merituar projekteve për shpërbërjen e qeverisë. Çementoi Pavarësinë e Shqipërisë, dëshmoi se ky vend ka  Zot dhe se Zoti i këtij vendi në radhë të parë është vetë shqiptarët. Vlora ja ka ngritur kryet Shqipërisë në ditët më të vështira. Vetëm 22 vite më pas, katër djem të rinj vlonjat, 4 heronj kundër 400 fashistëve, një shtëpi e thjeshtë u kthye në një kala të pamposhtur. Në vendin e  shqiponjave lindin gjithnjë shqiponja që do e mbrojnë gjithnjë vendin tonë”, tha Meta.

Leave a Comment

Your email address will not be published.