Milaim Zeka zbulon informacionin “bombë”: Kosova është në prag të sulmit nga Serbia!

Analisti Milaim Zeka ka bërë një deklaratë të fortë, ku tha se Kosova është në prag të një sulmi ushtarak nga Serbia dhe NATO ka dhënë informacion. Zeka zbulon se arsyeja e takimit urgjent të zhvilluar një javë më parë mes kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama nuk është kriza energjetike.

I ftuar në “Rrethi Katrot”, Zeka ka thënë se Aleanca Ushtarake e NATO-s ka informacion për lëvizjet në Serbi, pasi sipas analistit presidenti Vuçiç ka thërritur në gatishmëri rezervistë e ushtarakë të dalë në pension.

“Nuk dua të spekuloj, por e kam një informacion, nga një zyrtar i lartë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, që presidenti serb i ka thirrur në alarm ushtarakë, të gjithë rezervista dhe ushtarakë të pensionuar. Do të thotë ka një alarm ushtarak, që do të thotë të gjithë ushtarakët serbë janë stacionuar në kufi me Kosovën.

Kjo është arsyeja pse Albin Kurti ndërpreu konferencën dhe erdhi urgjent. Pse erdhi dhe kush ia dha informacionin Edi Ramës? Si anëtar i NATO-s Edi Rama merr informacion të klasifikuar.

NATO në Malin e Zi i jep vetëm Gjukanoviçit, por jo Abazoviçit, për shkak të lidhjeve të tij me Serbinë, Abazoviçi s’ka marrë kurrë informacion të klasifikuar nga NATO. Edi Rama, Gjukanoviçi dhe Kurti e kanë marrë këtë informacion që Kosova është në prag të një sulmi nga Serbia. Pavarësisht retorikës së Vuçiçit, ka që 18-vjeç me këtë retorikë. Ai luan rolin e ujkut dhe qengjit”, u shpreh analisti Milaim Zeka.

Për më shumë se dy orë, kryeministri Edi Rama zhvilloi të martën një takim ‘kokë më kokë’, me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti.

Para nisjes për në Tiranë, Kurti u largua nga një konferencë e përbashkët me ministrat Murati dhe Nagavci, ku pa dhënë detaje, u shpreh: “Mua më duhet të shkoj në një takim urgjent por do të jem para jush edhe nesër e pasnesër”.

Kurti është shprehur se ka dashur të marrë më shumë informacione në lidhje me përvojën ndaj hakerave.

“Takimi i djeshëm ka qenë drekë pune dhe ka qenë takim shumë i mirë dhe i nevojshëm. Siguria kibernetike ka qenë tema e parë, isha i interesuar të marrë sa më shumë informacione nga përvoja e tyre”, deklaroi Kurti.

Njëkohësisht sipas Kurtit është diskutuar për situatën e përgjithshme të energjisë dhe përgatitjet për rifillimin e diskutimeve me kancelarin gjerman.

Leave a Comment

Your email address will not be published.